Prifti: Meta ka blerë gjyqtarët

Sipas tij, Ilir Meta ka mbetur sot i vetëm pas tradhtisë që i ka bërë të gjithë miqve e kolegëve të shkuar.
Në reagimin e tij të fortë Dritan Priftit përfshin edhe Spartak Brahon, të cilin e ironizon dhe e quan “njeriun e korrupsionit dhe fitimeve të padrejta”, fitime që sipas Priftit, kanë blerë edhe drejtësinë e gjyqtarët e përfshirë në këtë gjyq.
Megjithatë, ish-ministri i LSI-së ka shprehur besim se drejtësia do të vihet në vend, gjë që e presin sipas tij, të gjithë shqiptarët.
Ditën e premte Prokuroria kërkoi 2 vite burg dhe 1 milion lekë gjobë për Ilir Metën nën akuzën e korrupsionit aktiv. Kjo kërkesë u cilësua si e ngritur politikisht nga përfaqësuesit ligjorë të Metës.
Vetë Meta e cilësoi dje akuzën e ngritur nga Prokuroria si të pabazuar në fakte konkrete dhe pretencën e dhënë për dënimin e tij si një pretencë politike.
/Start/E.B/
2012-01-08 23:23