Politika monetare e BSH-së 2012-2014

Banka e Shqipërisë gjykon se nëpërmjet ruajtjes së inflacionit pranë nivelit 3%, politika monetare do të vazhdojë të japë një kontribut pozitiv në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Objektivi i inflacionit prej 3% lehtëson procesin e konvergjencës me ekonomitë e zhvilluara. Niveli i synuar i inflacionit është në përputhje me objektivin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në një periudhë afatmesme. Synimi për të kontrolluar rritjen e çmimeve në një nivel të përafërt, por më të lartë se objektivi i Bankës Qendrore Evropiane, krijon hapësirën e nevojshme për rregullimet e duhura strukturore. Objektivi operacional i politikës monetare të Bankës së Shqipërisë do të jetë orientimi i normave afatshkurtra të interesit të tregut ndërbankar pranë normës bazë të interesit, si dhe kufizimi i luhatjeve të tyre.
Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të zbatojë një regjim të lirë të kursit të këmbimit. Sipas këtyre objektivave, vlera e lekut kundrejt valutave të huaja do të vendoset lirisht në tregun e këmbimeve valutore, e përcaktuar nga kërkesa dhe oferta për të. Regjimi i lirë i kursit të këmbimit i mundëson politikës monetare të Bankës së Shqipërisë një fleksibilitet maksimal në ndjekjen e objektivit të inflacionit.
Gjithashtu, aplikimi i këtij regjimi reflekton dhe mundëson lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë. Në përputhje me politikën e saj monetare, si një garanci për përballimin e goditjeve të rënda në sektorin real të ekonomisë si dhe në mbështetje të qëndrueshmërisë financiare të vendit, Banka e Shqipërisë angazhohet për mbajtjen e një niveli të mjaftueshëm të rezervave valutore. Banka Qendrore rekomandon edhe njëherë që, në afat të gjatë, politika fiskale duhet të orientohet nga ruajtja e qëndrueshmërisë së borxhit publik dhe e parametrave të tjerë të shëndetit buxhetor. /Start/
2012-01-08 17:38