Qëllon me tullë makinën e Berishës në Burrel, dhunohet barbarisht nga truprojat e kryeministrit
Një 52- vjeçar është dhunuar nga truprojat e kryeministrit Sali Berisha pasi qëlloi me tullë makinën e kryeministrit Sali Berisha, i cili gjendej në Burrel për një takim elektoral.
Top News njofton se truprojat e kryeministrit Sali Berisha kanë dhunuar 52- vjeçarin Halit Hoxha dhe më pas e kanë dërguar në stacionin e policisë.
Hoxha është banues në Burrel me origjinë nga Kukësi, 52 vjeç, ish-metalurg, i papunë.
Burime nga dëshmitarët që panë momentin e ndërhyrjes së punonjësve të Gardës e më pas policisë thonë se personi që qëlloi është goditur e më pas shoqëruar në komisariatin e policisë së qytetit.
Familjarët e 52- vjeçarit thonë se në momentin e ngjarjes ai ishte i dehur. Pas incidentit në Komisariatin e Burrelit kanë shkuar edhe drejtues të lartë të policisë së qarkut të Dibrës.