Reagon Prifti Meta shantazh Berishes me 3 votat ne parlament
Dritan Prifti ish-minister i Energjitikes ka reaguar menjehere pas deklarates se kreut te LSI-se Ilir Meta. Para gazetareve ai u shpreh se deklaratat e Metes jane thjesht lojera per te fituar kohe per te blere mediat dhe drejtesine.
Prifti theksoi se zevendeskryeminsitri i dorehequr po i ben shantazh kreut te qeverise me tri votat qe ka ne parlament. Nese nuk do te ishte ky numer votash sipas Priftit Berisha do te reagonte krejt ndryshe. Meta po e mban qeverine me 3 vota qeverine me te korruptuar te ketij vendi tha Prifti ne deklaraten e tij. Ai gjithashtu tregoi se kishte marre rreth 8 000 mesazhe per vepren qe kishte bere.
Videoja nuk eshte nje montazh. Te gjithe mund ta shohin se filmimi ka qene me ore dhe ne te nuk eshte hequr asnje sekond qe ne momentin qe Meta hyn ne zyren time dhe derisa del tha Prifti.
Ata perqiqen te justifikohen duke thene se video eshte montazh dhe nuk guxojne te perballen me te verteten me faktin qe zevendeskryeministrit i ofrohet 7 nga koncensionari apo qe kerkon te anulohet nje ankand per nafte bruto.
Ju deklaroj se videoja e regjistruar eshte e paprekur e pamontuar origjinale per kete mbaj pergjegjesi penale dhe morale. Loja e montazhit eshte vetem per te fituar kohe per te blere mediat dhe drejtesine.
Prifti u shpreh se Ilir Metes ia kam treguar brendine e videos po kurre nuk i kam bere shantazh. Mes Metes dhe Rames ka pasur takime qe votat e tyre te bashkoheshin dhe Meta te behej kryeminister. Po ai ndryshoi skenar sepse nuk e mendonte se vota ime dhe te tjera do te shkonin drejt PD-se.
Ne lidhje me marredheniet e tij me Ramen Prifti tha Me Edi Ramen jam takuar nje here pasi u largova nga minister jo vetem per vetem. Kemi diskutuar per bashkepunim. Se si do te jete ky deri tani mbetet per tu pare. Gjithashtu ai shtoi se ishte i habitur nga zoti Rama sepse kishte pare tek ai nje njeri korrekt normal e serioz pas shkeputjes 10-vjecare te raporteve te tyre. Ai nuk me ka kerkuar kurre ta publikoj videon theksoi Prifti.
Ne lidhje me publikimin e fakteve te tjera Prifti u shpreh se shpresonte ne punen e drejtesise dhe te medias. Me kercenimet qe kam marre nuk eshte e thjeshte te vazhdoj vetem. Pasi te shoh qe drejtesia po vepron te gjitha do dalin ne drite. Gjithashtu ai tha se ceshtja Belegumund te jete nje nga hetimet e shekullit. Ai nuk eshte larguar sic thote policia. Ajo nuk e ka marre seriozisht denoncimin tim per te. Edhe ne video Meta e permend Belegun. Ai kishte kohe qe me kerkonte ta largoja jam i bindur se eshte i perfshire ne arrestimin e tij dhe me pas akuza ndaj tij u hoq nga prokuroria. Ky ishte nje sulm kunder meje. Ndaj ftoj presidentin qe per rastin e Belegut ti kerkoje prokurorise hetim.
Sa i takon Hakmarrjes per drejtesine Prifti pohoi se nuk ishte takuar me ta dhe nuk u kishte asnje borxh. Dikush po mendon te me godase fizikisht duke perdorur emrin e tyre.
Persa i perket te ardhmes se tij politike Prifti theksoi se elektorati i tij eshte i majte dhe nuk do te perfaqesoje gje tjeter pervec elektoratit te majte.