E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takohet me delegacionin e ODIHR-it

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha priti sot në një takim përfaqësuesit e misionit të ODIHR-it që po viziton Shqipërinë.
 

Ministri Basha informoi gjerësisht përfaqësuesit e këtij misioni mbi përgatitjet e deritanishme për zgjedhjet vendore të 8 Majit 2011, si dhe me udhëzimet e drejtuara për njësitë e qeverisjes vendore për këtë qëllim.
 

Përfaqësuesit e misionit të ODHIR-it vlerësuan përmbushjen rekomandimeve që kanë të bëjnë me shpalljen në kohë të listës paraprake të zgjedhësve dhe me pajisjen e votuesve me dokumentat e nevojshme të identitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›