Topi: Politika të rikthejë demokracinë në vend

Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka bërë apel politikës shqiptare të gjejnë frymën e bashkëpunimit për të rikthyer demokracinë në vend.
Në një prononcim për mediat nga Tepelena kreu i shtetit duke iu referuar seancës së djeshme parlamentare është shprehur i shqetësuar për klimën e acaruar që manifestuan partitë politike.
“Apel të rikthehet demokracia në Parlament. Le të jetë ky plani kryesor i politikës pasi ky është një detyrim qytetar”, theksoi Topi.
Reagimi i kreut të shtetit Bamir Topi vjen një ditë pas seancës parlamentare të së hënës, seancë kjo që u shoqëruar me sharje dhe fyrjes mes kryeministrit Berisha dhe deputetëve socialistë.