E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti Ne koncensione edhe njerezit e PS. Ndjekje penale per dy drejtore

Investitoret ne hidrocentralet e vegjel po tremben dhe po largohen si pasoje e sulmeve politike te opozites. Keshtu tha ne nje konference shtypi ministri i energjetikes Dritan Prifti. Sipas tij eshte e pandershme gjetja e lidhjeve te pronareve kompanive fituese me drejtues politike pasi ne koncensione perfshihen te aferm te te djathteve dhe te te majteve njekohesisht.

ldquoNe te njejtin koncension ku eshte kunati i zonjes Bregu aksioner eshte edhe dhendri i nje deputeti te PS se Durreit pronar i nje kompanie brenda te njejtit koncensionirdquo tha Prifti.Por sipas asaj qe deklaron ministri Prifti duket se opozita ka te drejte ne betejen e hapur kunder korrupsionit edhe se edhe ne kete rast ka patur abuzime.

ldquoA ka pasur korrupsion ne administraten shteterore Sigurisht qe ka pasur. Une kam kontrolluar me auditin e brendshem te ministrise vetem dy muajt e veres te vitit 2009 dhe auditi i ministrise me sugjeron kallezim penal per dy ish- drejtore te ministrise ne lidhje edhe me problematiken ne dhenien e koncensionareverdquo tha Prifti.

Deri me tani ministria e Energjetikes ka firmosur rreth 90 kontrata koncensioni me 230 hidrocentraleve te vegjel. Opozita dhenien e koncensioneve e cileson si korruptive. Deputeti Artan Gaci qe reagoi nga selia roze pas deklarimeve te zotit Prifti dhe tha se me koncensionet po grabitet pasuria kombetare.

ldquoI kujtojme edhe njehere Ministrit te Ekonomise se problemi nuk qendron te fakti qe motrat bashkeshortet bashkejetuesit kuneterit e shpeshhere si ne rastin e Dritan Priftit edhe vete ministrat perfshihen ne biznes. Problemi qendron se ne rastin e koncesioneve pikerisht keta njerez te afert e te lidhur me pushtetin u kane rrembyer shqiptareve ne menyre te padrejte pasurite publike duke shfrytezuar lidhjet me pushtetinrdquo tha Gaci.

Adi Darsi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›