Prifti: Protesta per ringritjen e opozites
Levizja Socialiste per Integrim e vendosur per t'iu drejtuar sovranit, me qellim ringritjen e opozites. Keshtu, kjo parti do te kerkoje mbajtjen e protestave popullore per t'i dhene fund, sipas saj, marreveshjeve dypaleshe, Rama-Berisha, per te forcuar pushtetin e tyre. Ishte nenkryetari, njekohesisht dhe deputeti i LSI-se, Dritan Prifti, i cili gjate nje komunikimi me mediat, beri me dije se "LSI-ja sigurisht ka vendosur t'i drejtohet popullit, sepse puci qe ndodhi ne Kuvend me ndryshimet kushtetuese eshte nje puc per t'i hequr te drejtat qe ka, dhe ne sigurisht do t'iu drejtohemi gjithe socialisteve, gjithe progresisteve dhe gjithe shqiptareve, sepse jo vetem dy njerez duhen te vendosin per cfare duhet te ndodhe ne Shqiperi, jo vetem dy njerez duhen te vendosin se kush do behet deputet, kush do te jete President, kush do te jete Kryeminister". Sipas tij, ajo qe ndodhi ne Parlament eshte nje gje teper e turpshme. Per kete arsye, Prifti vuri ne dukje se "opozita u tradhtua nga Edi Rama dhe nga disa eksponente te PS-se, dhe detyra e LSI-se eshte te ringreje opoziten shqiptare, sepse ajo opozite qe u shit tashme eshte ne bashkeqeverisje me Sali Berishen. Ne i drejtohemi popullit per te ringritur opoziten, dhe kete gje do e bejme si me protesta popullore, me konsultime te ndryshme sikurse kemi filluar edhe sot me ekspertet me te mire kushtetues te vendit per te pare edhe idene e referendumit". Madje, duke i meshuar me tej qendrimit te kesaj partie, deputeti Prifti vleresoi se eshte e pamundur qe 115 deputete, kushdo qofshin ata, te rrezojne votimin e 2 milione shqiptareve, prandaj LSI nga nje Republike Kryeministrore, do e ktheje Shqiperine ne nje Republike Parlamentare. Por, thirrja per protesta popullore nga LSI, edhe pse ka si arsye kryesore ndryshimet kushtetuese te miratuara pak dite me pare ne Kuvend, lidershipi i kesaj partie nuk mund te leje jashte vemendjes dhe nje sere shkeljesh te tjera, qe burojne nga marreveshja Rama-Berisha, e kjo serish ne kurriz te shqiptareve. Pare ne kete kendveshtrim, Prifti risolli dhe njehere tjeter ne kujtese se "PS-PD vazhdojne te kene nje marreveshje imorale mes tyre, shembull eshte arseniku i Fierit, shembull eshte TEC-i i Vlores. Zona nga Tirana deri ne Shkoder rrezikon te kthehet ne zonat me te ndotura ne Shqiperi. 5-6 fabrika cimentoje u jane dhene licencat per t'u ndertuar mes ketij brezi nga Tirana ne Shkoder. Licenca, te cilat jane dhene ne aleance Rama dhe Berisha. Para disa javes ka marre licence per nje fabrike cimentoje ai qe ka bere 25-kateshin ne mes te Tiranes, mik i ngushte i Edi Rames dhe mik i ngushte i Sali Berishes".
Deputeti i LSI-se, Dritan Prifti, duke iu kunderpergjigjur akuzave te ardhura nga deputeti socialist, Taulant Balla, thekoi se "Taulanti duhet te distancohet nga pjesa e shitur e PS-se. Ai duhet te thellohet me tej per ate qe ka ndodhur disa dite me pare ne parlament me pucin kushtetues, dhe te thellohet mbi ate cka mund te sjelli ky puc. Ai nen qe ka votuar edhe Taulant Balla, per mocionin ndaj Kryeministrit e bene Sali Berishen te palekundshem dhe te paprekshem te pakten deri ne 2009".
O.Xhilaga
Deputeti i LSI-se, Dritan Prifti, duke iu kunderpergjigjur akuzave te ardhura nga deputeti socialist, Taulant Balla, thekoi se "Taulanti duhet te distancohet nga pjesa e shitur e PS-se. Ai duhet te thellohet me tej per ate qe ka ndodhur disa dite me pare ne parlament me pucin kushtetues, dhe te thellohet mbi ate cka mund te sjelli ky puc. Ai nen qe ka votuar edhe Taulant Balla, per mocionin ndaj Kryeministrit e bene Sali Berishen te palekundshem dhe te paprekshem te pakten deri ne 2009".
O.Xhilaga