Unaza dhe zonat e tjera ku do te kete prishje
Keshilli Teknik i KRRT-se se Tiranes ka kerkuar moskualifikimin per legalizim dhe miratim te prishjes se ndertimeve pa leje qe pengojne realizimin e nje sere projektesh te medha. Behet fjale per zonen ku do te ndertohen banesa sociale te ish-Uzina e Autotraktoreve, ndertimet qe pengojne projektin e rikualifikimit urban te sheshit "Shtraus", rikualifikimi urban i sheshit te "21 dhjetori" dhe te sheshit ne Kombinat. Gjithashtu, eshte kerkuar qe te prishen edhe ndertimet qe pengojne projekt-zbatimin e kryqezimit ne nivel midis rruges se Kavajes me rrugen Teodor Keko, projekt-zbatimin e ures tek Shkolla Teknologjike, projekt-zbatimin per punime te urbanizimit paresor ne lagjen Laprake, projekt-zbatimin e infrastruktures te rrjetit rrugor te Bllokut nr.40, etj. Nje sere ndertimesh duket se pengojne edhe projektin e zbatimit te infrastruktures te rrjetit rrugor te Bllokut nr.22, te infrastruktures te rrjetit rrugor te Bllokut nr.17 dhe projektin e zbatimit te infrastruktures te rrjetit rrugor te Bllokut nr.29. Pika e fundit e kerkeses se bere nga Keshilli Teknik i KRRT-se se Tiranes ka te beje pikerisht me Unazen e Madhe. "Te rishikohet projekti i unazes se madhe, segmenti nga Rruga e Kavajes te Rruga e Elbasanit", kane kerkuar anetaret e Keshillit teknik. Keshtu, ne zonat ku kalon projekti i Unazes se Madhe asnje ndertim nuk do te kualifikohet ne proces legalizimi, madje do te kerkohet prishja e tyre. Megjithate vendimin e fundit do te mund ta marre Keshilli i Rregullimit te Territorit te Bashkise se Tiranes.
Nga Rruga e Kavajes, deri ne Sauk
Unaza e Madhe do te perfshije zonen nga Rruga e Kavajes, do te kaloje ne zonen e Selites, prane Kopshtit Botanik dhe Zoologjik, ne kodrat mbrapa Parkut te Madh te Tiranes, ne kodrat e Saukut dhe lidhet me Rrugen e Elbasanit prane Akademise se Rendit Publik. Kjo pjese e Unazes ndahet ne dy segmente, i pari rruga e Kavajes - Diga e Liqenit Artificial (prane Kopshtit Zoologjik) dhe i dyti, nga Diga e Liqenit Artificial - Rruga e Elbasanit.