Prifti: Rama je drogaxhi, mos e fshih seksualitetin Rozeta Rapushi
Nje jave pas akuzave te perditshme te opozites ndaj Ministrit te Ekonomise Dritan Prifti, se ka shtuar ne nje vit pasurine me 1.8 milione euro, ky i fundit reagoi dje ashper ndaj liderit te opozites, Edi Rama, duke e akuzuar ate se nuk i dalin 3000 euro ne dite per te marre substancen qe thith me hunde. Duke kerkuar nga Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive, zbardhje dhe hetim deri ne qindarken e fundit per pasurine e tij dhe te Edi Rames, Prifti hodhi poshte te gjitha akuzat e opozites ne seancen e djeshme plenare. “Ai njeri, Edi Rama, thote eshte i pastrehe. Ai njeri thote qe ka vetem tre mije euro pasuri ne banke. Une po ju them, qe tre mije euro, ben vetem substanca qe ai thith me hunde cdo dite. Nje klloun, nje karagjoz, i cili nga mengjesi deri ne darke abuzon dhe nuk eshte normal, nuk mund te merret me akuza, shpifje dhe manipulime”, foli teper i acaruar ministri. Kreu i Ministrise se Ekonomise, tha se nuk ka asnje shqiptar te besoje se Rama eshte i pastrehe apo se ka vetem 3 mije euro ne banke. “Vetem me hunde i thith tre mije euro Edi Rama. A ka shqiptar qe e beson kete njeri se ka tre mije euro ne banke. Ndaj e ftoj ketu para jush Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, dhe cdo institucion hetimesh ne vend, te hetoje cdo qindarke te pasurise sime, duke filluar qe sot. Te hetojne cdo qindarke te pasurise sime dhe te hetojne cdo qindarke te pasurise se Edi Rames, qe nga vila qe ka ne Durres, me emrat e biznesmeneve te vet, deri te vila ne Shkoder dhe qindra apartamente ne Tirane”, tha Prifti. Ai e quajti te turpshme, faktin qe Edi Rama eshte nje njeri qe fsheh gjerat e rendesishme, nje njeri qe nuk thote eshte burre apo grua dhe i fsheh popullit te vet, orientimin e tij seksual. “A ka shqiptar, kolege deputete, qe beson se zoti Edi Rama eshte i pastrehe? Ai ne deklaraten e tij te pasurise thote qe eshte i pastrehe dhe ne te gjithe e dime qe Edi Rama eshte pronar i fshehte i mbi 200 apartamenteve ne Tirane, sepse flasin ndertuesit. Taksa e tij e jashteligjshme eshte 30 euro meter katror, per cdo leje ndertimi qe ka dhene nga viti 2000 e deri sot. A ka shqiptar qe e beson kete gje qesharake, qe Edi Rama nuk ka shtepi qe jeton me nenen e vet?. Dallimi mes tij dhe meje eshte qe une dhe familja ime deklarojme cdo qindarke qe kemi bere ne menyre te ndershme dhe te ligjshme”, tha Prifti. Ministri hodhi poshte akuza se ka nje shume prej 1.8 milione eurosh, qe sipas tij nuk figuron ne pasurine e tij. Perkundrazi, Prifti sqaroi se ne deklaraten e pasurise, ka deklaruar se ka shitur 30 per qind te aksioneve qe familja e tij ka pasur ne nje kompani, biznes i filluar qe ne vitin 2007 kur ai ka qene ne opozite.
Prifti dhe Rama, perplasje per pasurite ne vitin 2009
Deklarimet e pasurive te zyrtareve te akuzuar
Prej me shume se nje jave, Partia Socialiste, po akuzon publikisht Ministrin e Ekonomise, Dritan Prifti, se brenda nje viti ka arritur te shtoje pasurine e tij me 1.8 milione euro. Para, qe sipas opozites jane nje forme shperblimi nga fakti i te qenit pjese e koalicionit qeverises. Por ne fakt, ne deklarimin zyrtar te pasurise te kryer ne Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, nuk ekziston nje shifer e tille ne vlere monetare. Ne deklarimin e pasurise te ministrit per vitin 2009, rezulton vetem nje shume prej 500.000 eurosh qe sipas tij, i ka perfituar familja si rrjedhoje e shitjes se 30.5% te aksioneve te kompanise qe kishin. Nderkohe qe kreu i opozites, Edi Rama, rezulton se jeton vetem me te ardhurat qe i siguron nga paga si kryetar i Bashkise se Tiranes, te ardhurat nga mbledhjet e KRRT-se si dhe shperblimet apo leja vjetore te cilen nuk e ka kryer.
Pasuria e deklaruar e familjes Prifti
Llogari ne Banken Amerikane, 3452$
Te ardhura nga paga si deputet, 1.307.143 leke
Te ardhura nga paga si minister, 562.573 leke
Bashkeshortja Meri Prifti
Paga e bashkeshortes, Meri Prifti 460.800 leke
Llogari bankare ne Credins, 299.122 euro
Blerje apartamenti me siperfaqe 57m2 me vlere, 8.829.750 leke
Te ardhura nga shitja e 30.5% te aksioneve te “Fortis 2” ne vleren, 500.000 euro
Xhiro vjetore e kapitalit, 451.000 leke.
Pasuria e Kryetarit te Bashkise, Edi Rama
Te ardhura nga paga vjetore, 1.678.364 leke
Pagese nga leja vjetore e pakryer, 90.409 leke.
Te ardhura nga mbledhjet e KRRT-se, 9000 leke.
Detyrim per shlyerje kredie ne vleren, 1.034.553.77 leke
Akuzat e Priftit, PS gati padine
Menjehere pas fjales dhe akuzave te Ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti ne Kuvend, Partia Socialiste, reagoi duke thene se po pergatitet padia penale kunder ministrit ne fjale. Zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, tha dje se jane mbi 30 padite e kryetarit Edi Rama ne prokurori e gjykate, per akuzat e bera ndaj tij prej Berishes me shoke. “Ka nisur te shkruhet padia per Dritan Priftin. I cili eshte i ftuar t’i provoje te gjitha ato qe tha duke shpifur e share ne perpjekjen per t’i shpetuar pyetjes se opozites. Zoti Prifti si i fitove 1.8 milione euro brenda vitit qe je Minister Ekonomie? Kjo pyetje kerkon pergjigje dhe Dritan Prifti nuk i iken dot te vertetes duke gjuajtur me balte opoziten”, tha Imeraj. Sipas saj, shqiptaret qe e vuajne perdite krizen e rende ekonomike, duhet te mesojne te verteten e pasurimit marramendes te Ministrit te Ekonomise ne krize. Reagimi ne Kuvend i Ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti, per pasurine e kryetarit te opozites, Edi Rama shkaktoi acarim edhe te grupit te deputeteve socialiste ne salle. Akuzat se Priftit, se Rama 3000 euro ne dite i harxhon vetem per te blere substancen qe thith me hunde, ngriti ne kembe socialistet, qe kerkuan nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, te nderprese fjalen e ministrit. Kaq mjaftoi per Priftin, qe te mos ua kurseje pergjigjen as socialisteve si Taulant Balla, qe u ngriten ne kembe per te mbrojtur kryetarin e tyre. “Cfare ke ti Taulant. Ti pusho me mire, se le miliona ne kazino. Keshtu qe me mire pusho”, tha nga foltorja e Kuvendit ministri. Nderkohe qe nga vendi, Balla dhe deputetet e tjere socialiste i kerkonin Ministrit dhe Kryetares Topalli qe te nderpresin fjalen ne salle. Por pavaresisht ketyre irritimeve, Prifti vijoi repliken e tij me socialistet per pasurine e vene.