Rregullat e reja per sekuestrimin e pasurive nga Permbarimi dhe Agjencia e Konfiskimeve
Keshilli i Ministrave ka marre dje vendime edhe per percaktimin e rregullave dhe procedurave te bashkepunimit te Sherbimit Permbarimor me Agjencine e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara. Ne mbledhje eshte diskutuar edhe per pagesen perkatese te sherbimit te permbarimit, duke bere ndryshime ne ligjin nr. 10192, “Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise”, dhe te ligjit nr. 8730, “Per organizimin dhe funksionimin e sherbimit te permbarimit gjyqesor”, me propozimin e ministrit te Financave dhe ministrit te Drejtesise. Sipas vendimit te djeshem te qeverise, administratori i caktuar nga gjykata i dorezon kerkesen per ekzekutim te vendimit permbaruesit gjyqesor dhe vendimi i gjykates vihet per ekzekutim te menjehershem, brenda 5 diteve. Permbaruesi eshte i detyruar te bashkepunoje me administratorin per veprimet, ekzekutimin, diten dhe oren, ndersa behet njoftimi i personit qe zoteron pasurine. Me tej behet inventarizimi dhe dorezimi i pasurise se sekuestruar, dokumentohet dhe nenshkruhet duke hartuar kopje te vecanta ne prezence te paleve. Ne mungese te dokumentacionit, per qellime administrimi, Agjencia mbledh te dhena ne rruge zyrtare dhe ia ve ne dispozicion ekspertit kontabel qe paraqet raportin. Administratori i pasurise ia dorezon kerkesen per ekzekutimin e vendimit te konfiskimit permbaruesit gjyqesor, te caktuar ne vendimin e gjykates. Permbaruesi gjyqesor urdheron institucionet pergjegjese per kalimin e pasurise ne pronesi te shtetit dhe ne administrim te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara, menjehere pas marrjes se njoftimit te vendimit te konfiskimit. Pasurite e konfiskuara regjistrohen ne Zyren Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, sipas dispozitave te Kodit Civil.