Prifti: Rama të reflektojë
Tiranë (start)-Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti, zëdhënësi i grevës deklaroi sot se greva e deputetëve do të vijojë derisa kërkesat të plotësohen, duke mos dhënë kështu asnjë shenjë tërheqjeje nga kërkesat e tyre. Sipas Priftit, zgjidhjen mund ta japë vetëm kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
“Zgjidhja nuk diskutohet qe do te vijë por duhet të vijë sa me shpejt që të eliminojmë edhe pasjën e ndonjë viktime njerëzore. Tani e gjitha Shqipëria dhe deputetet brenda i ka sytë nga Edi Rama. Ai duhet te reflektojë të zgjerojmë transparencën në procesin zgjedhor, të zgjerojmë demokracinë dhe t’u japim shqiptareve zgjedhje të lira. Edi Rama duhet të reagoje urgjent”, theksoi Prifti.
Ndërkohë, gjendja shëndetësore e deputetëve është përkeqësuar. Njëri prej deputetëve, Imer Tola, është gjendje më të rënduar shëndetësore. Pas marrjes së ndihmës së parë në spital, ai i është rikthyer grevës, por mjekët kanë paralajmëruar se gjendje e tij shëndetësore është e rënduar. Në gjendje të rëndë është edhe deputeti Spartak Braho, i cili, sipas Priftit, tashmë nuk ka mundësi fizike për të lëvizur. Edhe gjendja shëndetësore e deputetit Frrok Gjini është renduar pasi ai ka refuzuar të marre edhe lëngje.
Mbi 200 intelektuale, mes tyre ish presidentet, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, akademiku Ylli Popa, shkrimtarë, dekanë, mjekë, analistë dhe gazetarë kanë firmosur një peticion në mbështetje të deputetëve grevistë.