E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo thirrje për bisedime

Tiranë (start)-Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo deklaroi se mbetet shqetësim i madh hartimi i Kodit Zgjedhor, i cili pritet që në javën e ardhshme të shkojë në Kuvend për miratim. Milo ka kërkuar rikthimin në tryezën e bisedimeve për Kodin, por sipas tij pa presione politike dhe painate personale.

“Demokracia Sociale është e interesuar të kemi një Kod Zgjedhor jo për një , dy apo tre apo katër forca politike , por të kemi një kod zgjedhor për të gjithë shqiptarët. Demokracia Sociale dhe unë personalisht si kryetar i saj kemi kohë që jemi shprehur për nevojën e domosdoshme për gjithëpërfshirje në procesin e hartimit të Kodit Zgjedhor”-theksoi Milo për mediat.

Milo është bashkuar me grupin e deputetëve që kërkojnë hartimin e një kodi të ri, ku komisionerët, të jenë të pa parti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›