Topi në Qipro:Raportet midis besimeve,element i rëndësishëm i qytetërimit

Presidentit Topi në panelin: "Paqja në Mesdhe: besimet, konfliktet dhe sfida e bashkëjetesës" në fjalimin e tij shprehu se këtë forum do të diskutohet për një nga çështjet më të veçanta të sfidave hisorike me të cilat njerëzimi, që në kohët më të lashta, ndodhet i ballafaquar. Kombi shqiptar, me tre besime dhe katër komunitete fetare, i jep botës shëmbullin e rrallë të harmonisë, dialogut, paqes e bashkëjetesës ndërfetare, pikërisht në mes të hapësirës gjeografiko-politike ballkanike, e njohur për grindje, luftra e urrejtje, deri kohët e fundit. Ky komb, ndonëse me tre besime, premisë ideale për konflikt e përçarje, gjatë historisë së tij nuk ka njohur asnjëherë konflikte fetare. Ne e ofrojmë këtë realitet pozitiv, si shembull për pasuruar përvojën dhe përpjekjet tona të përbashkëta për tolerancë dhe mirëkuptim, për modesti e mençuri në raportet midis besimeve, element i rëndësishëm i qytetërimit u shpreh gjithashtu Presidenti Topi