E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti Video per te provuar presionet e Ilir Metes

Ajo video eshte bere per te provuar presionet e vazhdueshme qe kam pasur nga Ilir Meta ne kohen kur drejtoja METE


Ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti do te paraqitet mesditen e sotme perballe Keshillit te Rregullores dhe Imunitetit per te bere mbrojtjen e tij ne lidhje me kerkesen e Prokurorise. Burime prane Priftit pohuan dje per Shekulli-n se ish-ministri do ta pranoje kerkesen e Prokurorise dhe do te kerkoje edhe vete heqjen e mandatit per tu vene ne dispozicion te hetimit. Une jam i hapur per hetimin e ceshtjes dhe shume shpejt do te zbardhet e verteta - eshte shprehur ish-ministri.


Te njejtat burime pohuan se Prifti eshte shprehur se do te pranoje vertetesine e videos dhe do te shpjegoje se cfare ndodhet aty. Une e kam regjistruar vete ate video. Si mendoni se une do te regjistroj veten duke bere korrupsion Ajo video eshte bere per te provuar presionet e vazhdueshme qe kam pasur nga Ilir Meta ne kohen kur drejtoja METE.


shte vazhdimi i videos se Ilir Metes e publikuar nga vete une. Kam pasur shume presione ne kohen kur isha minister dhe ky eshte nje nga to raste. Nuk eshte e vertete qe ka qene e fshehur - eshte shprehur ish-ministri Prifti.


Ai ka pohuar se mund dhe do ta sqaroje historine e videos por kete gje nuk do ta beje ne Kuvend por ne Prokurori. Ish-ministri pritet qe te paraqitet keto dite ne Prokurorine e Pergjithshme ku do te jape shpjegime ne lidhje me videon ku ai shfaqet se bashku me ish-zv.ministrin Leonard Beqiri.


Durim Kraja eshte shkarkuar me akuzen e shkeljeve me tenderet dhe koncesionet ne vitet 2008-2009


Shkarkohet sekretari i pergjithshem i METE

TIRAN - Ministria e Ekonomise eshte perfshire dje ne nje tjeter skandal korrupsioni teksa eshte shkarkuar edhe Sekretari i Pergjithshem i saj. Ministri i ri i Ekonomise Nasip Naco ka shkarkuar dje Sekretarin e Pergjithshem Durim Kraja duke e akuzuar per shkelje me tenderet dhe koncesionet ne vitet 2008-2009.


Ne njoftimin zyrtar te ministrise thuhet se shkarkimi i zotit Kraja eshte bere ne perputhje me ligjin per statusin e nepunesit civil pas raporteve te KLSH dhe auditit te brendshem te vitit 2008 por edhe dy raporteve te vitit 2009 ne fushen e koncesioneve. Keto kontrolle jane kryer nga Kontrolli i Larte i Shtetit dhe nga vete ministria ne kohen kur drejtohej nga Dritan Prifti.


Burime te KLSH-se pohuan se Durim Kraja ka qene kryetar i komisionit te vleresimit te ofertave i emeruar nga ish-ministri Genc Ruli. Pjesa me e madhe e koncesioneve te dhena ne kohen e ish-ministrit Ruli jane firmosur nga Sekretari i Pergjithshem Durim Kraja.


Ministria e Ekonomise ka pohuar se auditi i brendshem do te vertetoje te gjitha procedurat e kryera deri me tani me tenderet dhe cdo shkelje e konstatuar do ti kaloje Prokurorise per hetim. Per te njejtat shkelje ne Prokurori ka shkuar edhe materiali i dorezuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit.


Durim Kraja ka mbajtur postin e Sekretarit te Pergjithshem te METE-s gjate kohes qe ky institucion eshte drejtuar nga ministrat Genc Ruli Dritan Prifti dhe Ilir Meta.


Beqiri Nuk di gje per videon

Ish-zevendesministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Leonard Beqiri i kontaktuar nga Shekulli ka deklaruar se nuk eshte ne dijeni se cfare eshte regjistruar mbi videon e dyte te dale gjate ekspertimit te kompjuterit portativ te ish-ministrit Dritan Prifti.


Beqiri ka pohuar se deri tani nuk ka informacione mbi kete ceshtje dhe se askush nga organet shteterore nuk e ka njoftuar. Nuk kam informacione me shume nga cfare eshte bere prezent ne media.


Nuk di se cfare eshte xhiruar. Dua te shoh nje here videon dhe te flas. Nuk jam ne dijeni te ceshtjes nese do te me therrasin do te pergatis mbrojtjen time - tha Leonard Beqiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›