Zanatet paraurbane

Ekspozita Zanatet e Harruara zejet dhe tregtia ne Pazarin te Vjeter te Tiranes. E hapur ne Qendren Ten per 91-vjetorin e shpalljes se kryeqytetit te Shqiperise
Te rinjve qe jetojne sot ne kryeqytet iu duket e huaj ajo Tirane qe u rrefehet permes ekspozites me 40 fotografi ne Qendren Multimediale Ten. Shihen aty burra te veshur me shallvare jelek dhe qeleshe ne koke qe shpinat ua kerrusin peshat e renda te blerjeve aq sa koka duket se iu keputet ne kraharor.
Shihen gra me veshje po aq te katundit sa te burrave qe mbi kokat drejt mbajne kanistra me ushqime.
Jane bleresit ne Pazarin e Vjeter te Tiranes dikur nje qender e rendesishme zejtarie dhe tregtie dhe sot nje hic ne ajrin e ndotur qe rrethon Pallatin e Kultures.
Kete kohe na e kujton Valter Gjoni shef i protokollit dhe ceremonise ne Bashkine e Tiranes me ekspoziten Zanatet e Harruara e cila organizohet nga Drejtoria e Promovimit te Qytetit me rastin e 91-vjetorit te shpalljes se kryeqytetit te vendit.
Gjoni kurator i ekspozites dhe koleksionist ka zgjedhur 40 fotografi kryesisht portrete zejtaresh dhe tregtaresh qe jetonin prodhonin dhe punonin ne Tiranen e para viteve 30 para se Pazari te rregullohej te disiplinohej me krijimin e Mbreterise.
Ka nje dokument ne ekspozite nxjerre nga Arkivi i Drejtorise se Muzeve Tirane ku Zogu asokohe Minister i Brendshem shkruan Ti bahet me dijt popullit atjeshem se kabineti i ri i zgjedhun nga mbledhja Kombtare e Lushnjes me 11 te k.muajit mberriti ne Tirane e filloi nga puna. Tirana u shenua per kryeqytet. Per dorezimin e aktevet ne Durres masat e nevojshme jane marre. Jeni te porositun qarkoret e lidhuna sa me shpejt te ndahen ne Nenprefekturat e katundarite te qarkut tuaj.
Dokumenti mban firmen e Ahmet Zogollit Minister i Puneve te Brendshme Tirane me 13.11.920.
Fotografite i perkasin koleksionit privat te Gjonit. Jane pa data dhe emer autori. Gjoni thote se datojne te gjitha perpara viteve 30 dhe jane realizuar nga dinastite e fotografeve Ristani Bali Marubi Mili Bakiu Canco Beshiri Nace por edhe fotografi nga oficere austriake apo franceze dhe turiste te huaj.
Ata kane kapur zejtare dhe prodhues qe i tregtojne vete prodhimet e tyre. Nje tradite e zanatcinjve ne Tiranen e viteve 30. Valter Gjoni tregon se ishin tradita qe mbaheshin gjalle ne rrethina dhe provinca nga individe te vecante qe shfrytezonin mjetet e sofistikuara te kohes lekurepunues tabake kovace pocare nallbane sarace.
Te njera foto lekurepunuesi eshte nje burre me mustaqe fytyre te gjere qepalla te fryra lekurerrudhur.
Sipas zanatit edhe fizionomia e zanatciut.
Ndryshe nga lekurepunuesi vjen me i holle nje kovac e bakerpunues dhe me i fisem eshte argjendari.
Me zhdukjen e zanateve nuk i gjen as keto portrete njerezore. Tradita eshte bjerre dhe jo rralle trasheguesit e ketyre zanateve heqin dore ose e ushtrojne zanatin per pasion nen catite e shtepive te tyre.
Familja Buneci me nje tradite 300-vjecare e ardhur ne Tirane me komunitetin ortodoks nuk kane pasur toke dhe merreshin kryesisht me zejet tregon Gjoni dhe shton se pinjoll i kesaj familjeje eshte Petrit Buneci i cili nuk e trashegon me traditen e bakerpunuesit.
Me pocaret eshte ndryshe tradita e punes me balte dhe pergatitje e eneve me kete lloj materiali vazhdohet nga skulptori Muharrem Turkeshi.
Me rralle gjenden Saracet Nallbanet Samarxhinjte.
Portretet e njerezve nga fotot bardhezi te perqendruar ne punen e tyre jane te perfshire ne nje gjendje gjallerie levizjeje pune. Ka edhe nga ata mustaqellinj me kesula dhe shami ne koke qe rrine shtruar aty ku tregtohet gjeja e gjalle dhe dredhin duhan. Qete jane shtire perdhe te derrmuara.
I derrmuar eshte edhe portreti i shiteses se bukes se misrit ndryshe nga portreti i qete i burrit qe ka afer dhe i femijes qe qesh diku me tutje prane rrotes se nje qerreje.
Me i lumturi duket Hallvaxhiu. Nje e qeshur zbulon krejt gojen me dhembe te parregullt. Ai shet hallve uje dhe salep aty ku kalojne qerret dhe pushojne lopet dhe kuajt.
Po aq sa edhe zejet duken te thjeshte dhe origjinale edhe emrat e zanateve. Sic jane per shembull hallvaxhiu karvanxhiu qeleshexhiu tezgjahisti.
Edhe ata shihen ne ekspoziten e hapur ne qendren TEN. Nje kend i eshte kushtuar atyre zanatcinjve qe i shohim sot te punojne brenda dyqaneve te tyre.
Duket komike fotografia e nje berberi qe ka vene perpara duarve nje femije qe e ka thartuar fytyren me siguri sepse nuk do ti bindet. Mjetet e vetme te berberit tone qe punon ne mes te rruges jane nje pecete tavoline qe mbulon trupin e djaloshit nje ibrik per te ziere ujin dhe nje ene alumini.
Ekspozita qendron e hapur edhe kete jave.