E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti apel bankave: Kreditoni koncensionarët e HEC-eve

TIRANE- Kompanitë që kanë marrë me koncension hidrocentralet po hasin probleme me gjetjen e financimeve për ndërtimin e tyre. është kjo arsyeja që Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti ka zhvilluar një takim me ërfaqësues të sistemit bankar duke u kërkuar mbështetjen me kredi për këto projekte. Sipas Ministrit Prifti, janë bërë rregullimet ligjore që bankat të jenë të sigurta për financimet që bëjnë. “Ligjërisht të gjitha garancitë kryesore janë për bankat për të kredituar koncensionet në fushën e energjetikës. Akoma mund të kenë mbetur disa probleme pa u zgjidhur. Por unë mendoj se frika e sistemit bankar për të mos u përfshirë në investime , sidomos në financimin e hidrocentraleve është e pajustifikushme.” theksoi ministri Prifti. Gjatë viteve të fundit , në sektorin e energjisë janë dhënë rreth 90 koncensione për ndërtimin e 263 hidrocentraleve. Nga këta puna ka nisur vetëm në 26 koncensione, ndërkohë që 18 të tjera janë në ndërtim. Bëhet fajlë për një investim që në total arrin në 1.9 miliardë euro. Në përfundim të këtyre veprave do të hidhet në rrjet një sasi energjie shtesë prej 3 miliardë kilovat/orë në vit. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›