Takimi Basha-Ina Rama për ligjin "antimafia"

Zbatimi i ligjit Antimafia, ka qenë në qendër të takimit që është zhvilluar sot në Tiranë mes Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe
prokurores së Përgjithshme Ina Rama.
Lajmi konfirmohet nga zyra e shtyit e Ministrisë së Brendshme e cila thekson se ministri Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me Prokuroren e Përgjithshme Znj. Ina Rama. Qëllimi i takimit ishte evidentimi i fushave kryesore ku nevojitet thellimi i bashkëpunimit mes strukturave të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
"Ministri i Brendshëm Basha dhe Prokurorja e Përgjithshme Rama shprehën angazhimin e plotë për të nxitur dhe inkurajuar një bashkëpunim sa më intensiv polici-prokurori në luftën kundër krimit të organizuar.
Në takim u diskutua si një çështje e veçantë edhe projektligji i ri i përgatitur për Policinë Gjyqësore dhe modalitetet përkatëse të tij", tha zyra e shtypit.
Sipas saj, ministri Basha dhe kryeprokurorja Ina Rama, diskutuan gjithashtu për përcaktimin e detyrave konkrete për strukturat e hetimit të policisë dhe prokurorisë për zbatimin e ligjit"Antimafia", një instrument shumë i rëndësishëm ligjor për të goditur krimin e organizuar dhe asetet e tij ekonomiko-financiare.
"rahas luftës së vazhdueshme kundër kriminalitetit, trafiqeve të paligjshme dhe trafikut të qenieve njerëzore, strukturat hetimore të policisë dhe prokurorisë do të thellojnë bashkëpunimin edhe për hetimin dhe zbulimin e krimeve të vjetra.
Gjatë takimit mes Ministrit të Brendshëm Basha dhe Prokurores së Përgjithshme Rama u ra dakort edhe mbi procesin e trajnimeve të përbashkëta të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë gjyqësore", thuhet në tej në deklaratë.
Në takimin e sotëm, ishin të anishëm edhe Zv.ministri i Brendshëm Z. Avenir Peka, Drejtori i Përgjithshshëm i Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj dhe Zv.drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar Z. Agron Kuliçaj, Drejtori i Hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme Z. Sokol Stojani dhe Drejtori i Inspektimit Z. Arben Dollapaj.