E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrenimi njerezor ne kerkim te zgjidhjeve sociale



Gezim Tushi

Ne shoqerine tone ka disa tregues evident qe jane deshmi e sigurt e devijimit te sjelljes sociale te njerezve tane. Madje ne disa komponente ato jane bere shume shqetesues per familjen shkollen komunitetin dhe shoqerine shqiptare ne teresi nga qe duket se po perballemi me nje zgjerim social dhe intensitet te rritur amoral qe flasin per perkeqesimin e tyre gjate koheve te fundit. Nuk eshte rastesi qe ne shoqerine tone tashme jane rritur tonet e shqetesimit dhe mosbesimit per menyren e deformuar te sjelljes per format asociale te shfaqjes se natyres se njeriut qe shpesh here dhe fare gabimisht justifikohen si dukuri kalimtare qe do te kalojne me rrjedhje sociale te lire apo ca me keq kur me mendjelehtesi konsiderohen te natyrshme si tregues dhe tipare organike te jetes bashkekohore dhe sjelljes si shfaqje te esences se njeriut modern.
Ne te vertete po te testosh qendrimet e verteta te njerezve tane do te kuptosh menjehere se te shqetesuar jemi qe te gjithe ne familje per te sotmen dhe te nesermen e femijeve tane per zhvillimet morfologjike dhe problemet qe kane te rinjte ne shkolle per situaten e marteses dhe problemet qe kane te martuarit per gjendjen dhe shqetesimet sociale dhe familjare te te moshuarve per zgjerimin e alkoolizmit perdorimit te droges dhe zgjerimin e permasave te prostitucionit.
Duket se ka ardhur koha qe te kuptojme me mire me me pergjegjesi dhe koshience qytetare thelbin e asaj qe ka ndryshuar apo deformimet qe kane ndodhur ne jeten e strukturave sociale te shoqerise tone. Sepse duke pare kurben drejtimin dhe intensitetin e tyre une mendoj se ato te pakten nuk mund me te nenvleresohen apo te konsiderohen si dukuri sociale rastesore. Ne te vertete nje mendje normale nje qytetar i shqetesuar per te ardhmen e shoqerise tone do te mendonte seriozisht per to nga qe ato jane thelbesore dhe shqetesuese.
Padyshim ne kohe tranzicioni ndryshimesh dhe transformimesh radikale te tipologjise se jetes sone eshte e natyrshme qe shume dukuri qe ndeshim te duken te paqarta per tu kuptuar dhe interpretuar sepse nganjehere ato jane te befasishme apo te paparashikueshme ne dukje. Por ne te vertete tani ne duhet te mendojme ndryshe dhe te besojme se ato qe po ndodhin ne familje ne martese ne shkolle ne komunitet dhe ne shoqerine shqiptare nuk jane as te papritura as rastesore. Perkundrazi ato duhen vleresuar me seriozitet dhe pergjegjesi sociale sepse ne thelbin e tyre jane tregues te ndryshimeve thelbesore qe kane ndodhur ne karakterin e shoqerise shqiptare dhe natyren e njeriut modern dhe qe here duken sikur jane normale dhe kompatibile me kohen dhe here te tjera shfaqen ne kunder-sens me standardet e qyteterimit tone. Duhen kuptuar keto ndryshime qe kane ndodhur ne tipologjine e jetes sociale te shoqerise tone ne menyre qe pastaj te kuptojme dhe te pranojme efektet sociale qe kane ato ndryshime per mire apo per keq qe kane ndodhur tek njeriu i diteve tona te cilat tashme jane bere vecanerisht te thella kontraversale eruptive dhe pa rregulla. Nuk ka sens si shoqeria familja shkolla apo media nuk duhet te qendrojme indiferente perballe nje realiteti moral dhe social qe po perkeqesohet duke neglizhuar me menefregizem social kolektiv kjo eshte e frikshme per shoqerine tone deformimet qe po shfaqen dhe ndryshimet regresive dhe jo qyteteruese qe po ndodhin ne tipologjine e sjelljes ne natyren e njerezve sidomos te te rinjve tane.
Nuk eshte mire per shoqerine tone qe duket sikur eshte e mpire nga fenomenet e reja te jetes sociale nga komplikimet e natyrshme qe sjell moderniteti i jetes sociale. Politikanet intelektualet prinderit edukatoret media dhe shoqeria civile duhet te jene mendje-hapur per te kuptuar kohen formimet dhe deformimet e saj. Nuk duhet heshtur kur here pas here por ne menyre te rregullt dhe sistematike ne shoqerine tone po shtohen njerezit vecanerisht te rinjte qe jane bere protagoniste evidente te shume veprimeve amorale dhe asociale nganjehere here me natyre vandaliste dhe shume here te tjera me karakter te qarte kriminal qe ne nje fare menyre kane nje peshe te madhe sociale dhe qe thelbesisht po demtojne dhe deformojne kulturen e bashkejeteses sociale ne shoqerine tone. Shoqerise tone po i shtohen njerezit eksentrike asociale me deformacione te thella te moralit dhe karakterit.
Perdite degjojme per te rinj qe braktisin shkollen qe vanitojne ne rruge pa plane personale qe grinden dhe shpesh edhe e vrasin njeri tjetrin ne kumar apo ne rivalitet per femra qe perdorin intensivisht droge dhe alkool dhe duke qene nen efektin e tyre dhe duke humbur per pasoje vetepermbajtjen dhe kontrollin e vetes nuk kane deshire te ndjekin shkollen ose e frekuentojne ate formalisht qe konfliktohen me mesuesit dhe pedagoget dhe prinderit e tyre. Po perballemi perdite e me shume me qytetare dhe te rinj qe jane bere te dhunshem ne familje te rebeluar ne shkolle te vrazhde ne ambientet publike dhe ne shoqeri qe kane marre revan seksual dhe nuk duan te dine dhe te mbajne pergjegjesi sociale per veprimet e tyre.
Jane disa dukuri qe se pari kane nevoje te njihen te vleresohen seriozisht dhe vecanerisht te interpretohen drejt pa zmadhime artificial apo zvogelime subjektiviste nga pikepamja morale psikologjike sociale dhe sociologjike. Padyshim crregullimet sociale te njerezve tane sidomos te brezit te ri per shume arsye sociale dhe shkaqe moshore qofte te natyres imitative apo te modes dhe vecanerisht te efekteve te njohura qe kane imperializmat imponues te kohes moderne jane bere gati crregullime sociale te pergjithshme me karakter kolektiv. Ndaj ne nuk duhet ti shikojme dhe vleresojme ato si dukuri te shkeputura te jetes se perditshme apo ti vleresojme si fenomene sociale kalimtare qe me logjike sociologjike infantile mund te mendohet se ato do te ndodhin dhe se kane kohen e tyre te lulezimit.
Perkundrazi kjo logjike reduksioniste ka dhene boll efekte negative dhe e ka cuar shoqerine tone ne kete situate sociale tejet shqetesuese. Ndaj perkunder qendrimeve sociologjizante sempliste eshte koha qe seriozisht te mendojme ndryshe dhe te fillojme te pergatitemi ne te gjithe institucionet me bazale te organizimit social familje shkolle komunitet shoqeri civile se cfare duhet te bejme cilat jane rruget qe duhen ndjekur ne menyre qe te ndikojme pozitivisht ne dominimin e kulturuar te jetes sociale ne ndryshimin pozitiv te tipologjise se jetes menyres dhe stilit te jetuarit te njerezve vecanerisht te grupeve te te rinjve tane cfare do bejme qe ata te rifitojne motive te shendosha individuale ne menyre qe te rivendosim parametrat e kohezionit qyteterues kudo ku ata jane mesojne edukohen apo argetohen.
Padyshim shumica e problemeve me te cilat perballemi ne shoqerine tone shfaqen ne trajten e shqetesimeve kulturore dhe problemeve edukative. Por une besoj se kete dukuri duhet ta shikojme ca me thelle duke menduar qe te gjejme shkaqet personale dhe sociale te kesaj situate. Situata e sjelljeve amorale dhe veprimeve anarkiste dhe kriminale ne sjelljet e shume njerezve eshte produkt social qe ne shoqerine tone ka shkaqet e veta edhe ontologjike qe lidhen me natyren e qyteterimit modern por edhe shume arsye specifike qe jane te lidhura me natyren historike defektet kulturore dhe edukative te shoqerise tone. Por sidoqofte ne thelb shkaku dhe burimi kryesor i ketyre sjelljeve qendron ne faktin se shoqeria shqiptare ka nje kohe te gjate ne tranzicion qe eshte periudha e arte e krizes se vlerave dhe e shfaqjes se dobesise se institucioneve te tilla social-edukative sic jane familja shkolla shoqeria civile media dhe institucionet fetare morale te cilat realisht kane nje kohe te gjate qe jane ne gjendje nokdauni sepse nga pikepamja morale shoqeria jone eshte ne gjendje kaotike. Ajo po perballet me veshtiresi serioze per te percaktuar sistemin e vlerave kulturore edukative morale dhe sociale qe duhet te respektohen nga njerezit tane vecanerisht nga te rinjte.
Ne kete kontekst eshte koha qe jo vetem te konstatojme enumeracionin pa fund te sjelljeve jo adekuate me qyteterimin te njerezve tane por na duhet qe se pari te hetojme shkaqet e kesaj situate dhe njeheresh te propozojme rruge sociale dhe nderhyrje individuale per permiresimin e sjelljes se tyre. Sepse qytetaret sidomos te rinjte ne kohen tone jane bere aktore me ndikim social te dukshem qytetare shume te rendesishem qe kane motivime dhe sjelljeje individuale dhe kolektive gjithnje e me komplekse.
Ne pergjithesi ne shoqerine shqiptare ka disa shfaqje qe ne kohen tone jane dukuri universal qe me intensitetin me te cilin shfaqen i kane tronditur sociologet e shoqerise moderne dhe psikologet e natyres se sjelljes se njeriut. Kjo do te thote qe shume dukuri ne jeten tone sociale nuk jane dukuri nuk shfaqen vetem ne shoqerine tone. Ato tashme jane dukuri universale te cilat te vleresuara globalisht jane material i bollshem social per te vertetuar tezen se ne kohen tone ka nje proces qe lidhet me shoqerine dhe njeriun modern te cilin filozofet e Shkolles se Frankfurtit Teodor Adorno dhe Max Horkheimer e kane quajtur me mencuri si rrenim te natyres njerezore qe nuk mund te shihet i ndare prej progresit shoqeror. M. Horkehimer T. Adorno Dialektika e iluminizmit faqe 32
Une mendoj se duhet te shqetesohemi nga qe jemi duke bere shume pak pune ne familje ne shkolle ne media dhe ne shoqeri per te ndikuar pozitivisht ne permiresimin e situates. Eshte koha qe sociologet psikologet mesuesit pedagoget gazetaret prinderit tane me sakte te gjithe se bashku duhet te mesohemi te punojme ndryshe ne se duam te kemi rezultate sociale dhe edukative pozitive dhe qe te gjejme rrugen qe te ndalim kete degradim te frikshem te natyres se te rinjve dhe pergjithesisht te njerezve tane. Kjo do te thote qe duhet kapur demi nga briret duhen njohur se pari shkaqet dhe mbi kete baze te krijojme modele te sakta te njohjes dhe interpretimit te shume dukurive qe vertete kane qene te panjohura me pare ne shoqerine tone. Pa kete ndryshim konceptual nuk ka asnje shprese se do te kemi ndonje permiresim te situates.
Kjo duhet vleresuar sepse deformimet e natyres se njerezve tane nuk jane me probleme sporadike apo eksese te shkeputura individuale. Kjo eshte shqetesuese sepse deformimet e natyres se njerezve tane kane tendence qe te behen fenomen kolektiv qe ka filluar te shfaqet jo vetem ne individe te caktuar por ka filluar te shfaqet edhe ne grupe sociale te caktuara. Kjo natyrisht nuk duhet te na ngaterroje radhen e punes sepse edukimi i njerezve tane vecanerisht i te rinjve eshte i veshtire sidomos nese ceshtja trajtohet si proces kolektiv duke mos vleresuar ate si nje proces te rifitimit te motiveve te shendosha individuale te cdo njeriu per te qene i afte te krijoje ne shoqeri kohezion social te qyteteruar.
Ndaj koha modern e ka vene shoqerine shqiptare ne pozite te veshtire dhe ajo kerkon nga te gjithe aktoret sociale mediatike dhe familjare qe me shume te merremi me parandalimin dhe rregullimin gradualisht te deformimeve qe po peson kultura e njerezve tane qe nuk jane vetem te rinjte nga njera ane dhe se dyti te punojme per te ndihmuar shoqerine tone qe te kaperceje situaten shume te veshtire te mungeses se besimit se gjerat mund te permiresohen. Pikerisht nga qe jeta jone nganjehere duket sikur eshte nen kthetrat e shoqerise se rremujshme se ciles i mungon sistemi i vlerave si kusht per rregullimin e natyres se njeriut dhe te karakterit te jetes sociale ne shoqerine tone.
Ky eshte kusht per te dalluar njerezit veprimet antishoqerore te cilat ne se nuk kemi nje sistem vlerash morale kulturore dhe sociale te njohura dhe te pranuara shoqerisht eshte veshtire per aftesine parashikuese te sjelljes se tyre nga shkolla familja dhe shoqeria. Eshte i veshtire procesi i formimit dhe edukimit te njerezve ne kohen tone. Por nuk ka rruge tjeter vec ndikimit permes sistemit te ngulitur te vlerave te sjelljes qofte kur ato vijne nga brenda nga kultura edukata dhe morali individual i njeriut apo kur ato imponohen nga jashte nga mjedisi shoqeror tradita familjare dhe shoqerore etj. Natyrisht te gjitha keto behen duke e ndertuar dite per dite dhe gradualisht personalitetin dhe natyren e njerezve tane sidomos te te rinjve dhe jo thjesht me moralizime per te cilat koha eshte bere shume e veshtire

12 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›