Prifti e Ruci bashke ne Libofshe
FIER- Deputeti i pavarur i qarkut te Fierit Dritan Prifti i eshte bashkuar diten e djeshme fushates se Partise Socialiste. Ka qene nje takim elektoral i organizuar nga Partia Socialiste ne zonen e Libofshes per te prezantuar kandidatin e Aleances per te Ardhmen Naun Doko kur eshte shfaqur dhe deputeti Prifti per te mbeshtetur opoziten. Ne kete takim ai ndodhej se bashku me kryetarin e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste Gramoz Ruci dhe deputetin socialist Ervin Koci.
Ne fjalen e mbajtur ne kete takim Prifti vleresoi se vota qe do te hidhet ne kutite e votimit me 8 maj do te jete nje vote politike qe do te percaktoje dhe fatin e zgjedhjeve te parakohshme. Deputeti fierak kerkoi nga banoret e fshatit te tij te lindjes qe ti japin voten kandidatit te propozuar nga Partia Socialiste.
Vij ketu perpara jush per te prezantuar kandidatin e Partise Socialiste dhe te mbeshtetur fuqishem nga aleanca e majte Naun Dokon. Une kam pasur miqesi te hershme me Naunin dhe per disa faje te vogla te miat u larguam e u ftohem disa kohe. Por edhe pse ne ato rrethana ju them se Nauni eshte njeri i vlerave dhe virtyteve - deklaroi Prifti.
Sipas tij Doko eshte njeriu qe ka lene pas jeten e qytetit per te ardhur ketu tek ju per te dhene kontribut ne zhvillimin e zones suaj. Gjithashtu ai deklaroi devotshmerine dhe besnikerine time e tij ndaj Partise Socialiste dhe kandidatit te Aleances per te Ardhmen.
Deputeti i Qarkut te Fierit solli ne vemendje se nje mik i kandidatit te kampit tjeter i eshte lutur qe te mos shkonte ne Libofshe. Gjithashtu dy dite me pare kryetari ne detyre i Libofshes Nikola Zarka me ka nisur nje mesazh ku me ka thene Pse duhet te denohem ngaqe kam qene besnik.
Dhe une po ju them se duke qendruar me Sali Berishen dhe Ilir Meten nuk mund te jesh asnjehere besnik dhe asnjehere i fituar. Jane 8000 vota qe iu dhane LSI- se dhe qe kete here do te kalojne ne favor te Partise Socialiste - paralajmeroi Prifti. Ai gjithashtu i beri apel kandidatit Zarka qe te terhiqet nga kjo gare dhe te mbetet njeri i nderuar nga komuniteti i vet.
Pas tij fjalen e ka mbajtur kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci i cili ka nenvizuar se votat ne keto zgjedhje kane vlere te dyfishte kete here pikerisht per te matur pulsin e zgjedhjeve politike parlamentare. Kandidati yne eshte konkret ne ato qe thote premton ato qe ben dhe ben ato qe premton.
Shihni kahun tjeter te zhytur ne korrupsion qe po shtohet nga dita ne dite. Mjafton te permendim Tiranen ku Berisha do ti besoje nje ministri te perfshire ne afera 250 milione euro. Alternativa e majte eshte e vetmja rruge qe i thote stop ketij sistemi qe po i dhunon shqiptaret. Votojeni Dokon sepse do te jete drejtuesi qe do te dije tju udheheqe dhe te jete zeri juaj- deklaroi Ruci.
Ne fund te takimit ishte kandidati i koalicionit Aleanca per te Ardhmen Naun Doko i cili ka prezantuar programin e tij per te marre drejtimin e komunes Libofshe perballe kandidatit te LSI-se Nikolla Zarka.