E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse ligji per pullat do rrise cmimin e barnave

Presidenti i Republikes z. Bamir Topi refuzoi te dekretonte javen e kaluar Ligjin e ri per akcizat por ne te njejten dite ai dekretoi ndryshimet e ligjit per kontrollin e barnave ndryshime keto qe lidhen edhe direkt edhe indirekt me ligjin e refuzuar per akiczat.

Ndryshimet e ligjit per kontrollin e barnave do te shtojne kostot e importuesve te barnave ne vend dhe do te shtojne nga ana tjeter fitimet e kompanise qe ka fituar koncencionin per dizenjimin prodhimin dhe shperndarjen e pullave te barnave.

Keto ndryshime mund te sjellin mungese ne treg te disa ilaceve jetike per te semuret sidomos per te semuret me zemer per pacientet e neurologjise e te neurokirirgjise per te semuret me kancer e ne pergjithesi per pacientet me semundje kronike.

Ne kete rast qeveria ka pranuar te ndryshoje ligje e te miratoje vendime ne favor te nje kompanie qe ka fituar monopolin per emetimin shperndarjen dhe monitorimin e pullave te kontrollit te barnave. Kompania ne fjale eshte Sicpa Security Solutions qe sipas nje raportimi te agjencise investigative Balkan Insight rezulton te jete e papershtatshme dhe jo ne perputhje me marreveshjet nderkombetare per te luftuar qofte tregtine ilegale te produkteve te cigareve qofte tregtine ilegale te barnave farmaceutike ne rastin konkret.

Sipas Balkan Insight agjenci e lajmeve ballkanike Organizata Boterore e Shendetesise ka nxjerre ne shkurt te vitit 2010 nje raport konfidencial ku kritikon sistemin e sigurise e te gjurmimit te barnave te prodhuar nga Sicpa Security Solutions.

Pse favorizohet kompania koncesionare
Ligji i ri per barnat ndryshon nenin 20 te ligjit te vjeter dhe urdheron qe te gjitha barnat qe do te tregtohen ne Shqiperi te jene te pajisura me nje pulle te dyfishte dhe jo me nje pulle te vetme sic jane edhe sot e cila ngjitet ne kapakun e kutive te barnave.

Pulla e dyfishte eshte nje pulle e prodhuar ne dy pjese te cilat permbajne te njejtin informacion dhe mund te shkeputen nga njera-tjetra. Njera prej tyre mund te shkeputet nga paketimi dhe te vendoset nga farmacisti ne receten e mjekut ndersa pjesa tjeter mbetet ne paketimin e barit.

Sipas relacionit qe shoqeroi kete ligj ne Kuvend mesohet se roli kryesor i kesaj pulle te dyfishte do te qendroje ne kontrollin dhe verifikimin e dhenies se barnave nga farmacisti ne perputhje me receten e mjekut pasi sic edhe pacientet e dine nje prej problemeve qe hasen ende sot ne Shqiperi eshte fakti qe farmacisti jep cdo lloj medikamenti pavaresisht nese pacienti ka nje recete nga doktori apo jo.

Ne kete kontekst ligji i ri duket pozitiv. Por problemet vijne pasi kupton mekanizmin qe vertet do te funksionoje kur ky ligj te filloje te aplikohet pas dates 31 dhjetor 2011 deri ne ate date barnat do te vazhdojne te tregtohen me pullen aktuale jo ate te dyfishte. Pse E para sepse ndryshe nga sot pulla e dyfishte do te duhet te vendoset ne kutite e barnave nga vete kompanite prodhuese te barnave ne Europe mbi 95 perqind e barnave te importuara ne Shqiperi prodhohen ne Europe.

Ne pullat e dyfishta do duhet te kete edhe nje mbishkrim te fshehte te padukshem per syrin qe do te mund te siguroje gjurmimin e sigurt te prodhuesit te barnave daten e prodhimit daten e skadences dhe gjithe te dhenat e tjera te nevojshme per tatimet.

Asnje kompani prodhuese ne Europe nuk do te pranoje porosite tona pasi ne bejme ne shumicen e rasteve porosira te vogla 20 50 mije kuti maksimumi per cdo medikament thote per Shekullin Kastriot Zotaj nje prej importuesve kryesore te barnave ne Shqiperi.

Sipas tij qe fabrikat e barnave te pranojne nje pulle te tille do te duhej qe te behej fjale per porosira e ngarkesa dyfish me te medhaja ne kete menyre ato fabrika do te justifikonin rritjen e taksave e tatimeve nga ana e tyre.

Importuesit e barnave nuk do te mund te sigurojne dot tregun me barna qe nuk shiten shume ne nje vend te vogel si Shqiperia. Kjo perkthehet me mungese te barnave per disa mijera paciente qe vuajne sot nga zemra nga probleme neurologjike nga kanceri apo nga semundje kronike.

fare jane medikamente qe rimbursohen nga shteti ata do te mund ti sigurojne por te tjerat ose do te mungojne krejtesisht ne vend ose do te kene nje kosto me te larte.

Perfituesi me i madh ne kete histori rezulton te jete kompania koncesionare SICPA e cila do te marre te gjitha fitimet per prodhimin shperndarjen dhe monitorimin e pullave te reja te dyfishta. Ato do te paguhen nga importuesit jo nga buxheti i shtetit. Importuesit nga ana tjeter deklarojne se kane miliona dollare humbje ne vit per shkak te akcizes taksave te larta e per shkak te mosperkthimit te drejte te euros ne rimbursime te ndryshme per barnat qe ata importojne.

Qeveria- thote Zotaj- na paguan sot rimbursimet duke shkembyer euron me cmimin 1.32 nderkohe qe ka muaj te tere qe cmimi i euros ka shkuar ne 1.40 leke. E dini sa ka humbur kompania ime per shkak te akcizes dhe te ketij bllofi me euron brenda nje viti 34 milion euro thote importuesi me i madh i barnave ne vend.

Nga ana tjeter qeveria kerkon qe te miratoje nje vendim qe te ule marzhin e fitimit edhe te importuesve te barnave edhe te farmacisteve. Nese sot importuesit fitojne 12 perqind qeveria sipas tyre kerkon qe tua ule marzhin ne 8 perqind ndersa farmacisteve nga 29 perqind ne te pakten 25 perqind. Kush eshte pacient e nuk eshte as importues as farmacist do mendonte ku qendron problemi ketu

Problemi eshte se tjeter gje eshte te sigurosh te ardhura per buxhetin e shtetit ne menyre qe ato te shpenzohen ne formen e investimeve per shendetesine e tjeter gje eshte ti vesh lakun ne fyt biznesit privat qe eshte kontributor ne ekonomine e vendit dhe ne shtimin e vendeve te punes.

Me keto ritme ne do falimentojme thote Zotaj dhe shton se edhe per transportin e mijera e mijera pullave drejt fabrikave te prodhimit do te duhen nga 8-10 milion euro shtese ne koston e importuesve.

Damir Fazllic pas kesaj lufte lobimesh...
Ndonese ligji per akcizat u ndalua he per he nga Presidenti ai per barnat u dekretua ndonese efekti qe sjell ky ligj mund te jete fiks ai qe permend presidenti Topi problem me biznesin vendas dhe humbje te vendeve te punes ne industrine farmaceutike dhe ne kompanite importuese te barnave.

Ne dhjetor te vitit 2010 gazeta Tema botoi nje artikull ku theksonte se ka qene pikerisht Damir Fazllic i cili ka propozuar informalisht dhenien me koncesion te prodhimit te pullave fiskale ndersa ne shkurt te vitit 2010 gjithcka ishte gati dhe Ministria e Financave nisi tenderimin per ofertat.

Ministria e Financave nisi negocimin e kontrates e cila ishte parashikuar te nenshkruhej ne mesin e muajit tetor 2010. Por negociatat nuk shkuan edhe aq mire edhe pse palet punonin ne fshehtesi totale pasi ndryshe nga sa ishte parashikuar kontrata nuk u nenshkrua ne mesin e tetorit por rreth nje muaj me vone.

Pikerisht ne momentet e ngecjes se ketyre negociatave ne Tirane eshte rishfaqur zoti Fazllic kesaj here se bashku me ish- gjeneralin e NATO-s Uesli Klark per te shtendosur mosmarreveshjet mes paleve. Klark ka zhvilluar takim te posacem edhe me kryeministrin e vendit Sali Berisha ku i ka kerkuar qe nenshkrimi i kontrates te mos vonohej me shume ndersa ka lobuar prane kryeministrit edhe ne lidhje me disa pretendime te kompanise per perqindjet e fitimit ne prodhimin e pullave fiskale per asortimentet e akcizes dhe jo vetem sic jane alkooli duhani barnat etj.

Dy lobuesit duket se ia kane dale te marrin ne kohe kontraten me kushtet qe preferonte edhe kompania qe tashme pritet te marre monopolin.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›