Prifti i rezervuar pas daljes nga Prokuroria

Ka qene mjaft i rezervuar ne deklaraten e dyte ish ministri i Ekonomise teksa ka dale nga dera e Prokurorise se Tiranes. Pas nje qendrimi prej tre oresh ne kete organ ku eshte pyetur nga prokuroret e njesise se task- forces per kontrabanden e naftes Prifti ka pohuar se nuk do te mund te jap detaje te tjera pasi gjithcka tashme eshte sekret hetimor dhe jo deklarata politike.
Ndersa ne lidhje me pretendimin e drejtorise se doganave e cila ka mohuar per kontrabanden e naftes Prifti pohon se doganat duhet te kontrollojne mire pasi jane falsifikuar te dhenat.
Nderkohe qe prokuroria ka nisur hetimin kryesisht per kontrabanden e naftes pas deklaratave te ish ministrit te Ekonomise Dritan Prifti ne emisionin Ora e Intervistes te gazetarit Alfred Peza. Ne kete interviste Prifti ka hedhur akuzat se eshte bere kontraband nafte dhe ka akuzuar edhe zv.Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicajn.