Prifti kërkon 24 orë furnizim me drita
06/10/2009 Prezantohet kreu i ri i KESH-it
Furnizim pa ndërprerje të popullatës me energji elektrike ka kërkuar dje ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, gjatë ceremonisë së prezantimit të kreut të ri të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku. Ministri Prifti kërkoi angazhimin e drejtorit të ri sa i përket furnizimit me drita të popullatës 24 orë. Një tjetër pikë e kërkesave të bëra gjatë prezantimit ishte edhe përmirësimi financiar i situatës në KESH, por edhe përmirësime menaxheriale. Gjithashtu Prifti siguroi kreun e ri të KESH-it për mbështetjen e tij në realizimin e këtij objektivi. Pas dorëheqjes së Gjergj Bojaxhiut ditën e shtunë nga posti i kreut të KESH-it, Këshilli Mbikëqyrës i KESH vendosi që Muharrem Stojku të jetë kreu i ri i kësaj korporate. Ai më parë kryente funksionin e drejtorit të Divizionit të Prodhimit pranë KESH-it. Gjergj Bojaxhi dha dorëheqjen nga kreu i KESH-it, pas më shumë se dy vjet në krye të saj. Bojaxhi e bëri publik vendimin e tij në një konferencë shtypi ku u shpreh se e konsideronte të mbyllur misionin në krye të këtij institucioni, duke deklaruar se largohej pasi nuk kishte më se çfarë të jepte. Dorëheqja e Bojaxhiut erdhi një ditë pasi ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, shkarkoi tërësisht Këshillin Mbikëqyrës të KESH-it, i cili bashkëdrejtohej nga Bojaxhi. Prifti, tha se, nuk ishte i qartë pse Bojaxhi dha dorëheqjen, ndërsa shprehu vlerësime pozitive për drejtimin e KESH-it gjatë periudhës më se dyvjeçare.