Ministri i Punës premton rritjen e pensioneve
06/10/2009 Ksera paraqet strategjinë para Komisionit të Shëndetësisë. Synohet ulja e papunësisë me 2 %
Politikat për katër vjetët e ardhshëm drejt hapjes së 160 mijë vendeve të reja pune
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka prezantuar dje premtime optimiste për rritjen e mirëqenies së pensionistëve shqiptarë, duke premtuar rritjen e pensioneve në nivelin 10 % në vit për pensionet në qytet dhe 15 % në vit rritje për në fshat. Përfaqësuesi kabinetit qeveritar “Berisha 2” prezantoi para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Shëndetësinë strategjinë dhe prioritet e dikasterit që ai kryeson për katër vjetët e ardhshëm. “Mbështetur edhe në parashikimet e projektbuxhetit afatmesëm 2010-2012, rritja e pensioneve për vitin 2010 është parashikuar në masën 7 % për qytetin dhe 15 % për fshatin. Rritjet e pensioneve për vitet në vazhdim 2011, 2012 e 2013 janë parashikuar të jenë në masën 6 % për qytetin dhe 1 5% për fshatin”, - tha Ksera. Ministri u ndal te politikat për rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë me 2.1 % gjatë mandatit qeverisës. Niveli i papunësisë aktualisht është 13. 1 % dhe pritet të jetë sipas premtimeve të Kserës, 11 % në vitin 2013. “Paga minimale parashikohet të rritet çdo vit me ritme më të larta se rritja mesatare e pagave; indeksimi i pagave parashikohet të bëhet çdo vit në masën e indeksit vjetor të inflacionit dhe rritjet e pagave për sektorë të veçantë në zbatim të strategjive sektoriale përkatëse, duke i rritur mesatarisht 10 % në vit; mbështetja teknike e partnerëve social për zbatimin e parimit të barazisë në pagë e shpërblim”, - premtoi ministri gjatë fjalës së tij. Në mënyrë të përmbledhur me zbatimin e këtyre politikave synohet që për katër vjetët e ardhshëm të hapen 160 mijë vendeve të reja të punës. Hapja e vendeve të reja të punës do të realizohet kryesisht nëpërmjet zhvillimit ekonomik në tërësi të vendit dhe programi ekonomik i qeverisë orienton një tipar të fortë punësues, si pasojë e zhvillimeve të pritshme ekonomike. Reformat e parashikuara në sistemin fiskal, në përmirësimin e mjedisit për biznesin, investimet e mëdha në infrastrukturë e në përdorimin e burimeve energjetike, minerare e mjedisore, prioritet për zhvillimin e turizmit, por edhe bujqësisë dhe agroindustrisë si dhe nxitja e investimeve të huaja, do të jenë faktorët kryesorë që do të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe rrjedhimisht në krijimin e mbi 90 % të vendeve të reja të punës. “Vetëm nëpërmjet zbatimit të programeve të nxitjes dhe ndërmjetësimit nga zyrat e punës për këtë mandat parashikojmë të punësojmë 59 mijë veta”, - tha ministri i Punës.
Politikat e ndërmjetësimit për punësimin
Ministria e Punës vetëm nëpërmjet zbatimit të programeve të nxitjes dhe ndërmjetësimit nga zyrat e punës për këtë mandat parashikon të punësojë 59 mijë veta. Nëpërmjet ndërmjetësimit parashikohet: 11 500 në vitin 2010; 12 000 në vitin 2011; 12 500 në vitin 2012; dhe 13 000 në vitin 2013. Ndërmjet nxitjes së punësimit parashikohet zbatimi i programeve ekzistuese të nxitjes së punësimit dhe aplikimi i programeve të reja, duke nxitur punësimin e atyre personave që kanë vështirësi për t’u integruar në tregun e punës, si dhe program për mbështetjen me kontribute të sigurimeve shoqërore dhe një pagesë minimale të punonjësve të rinj. Ky program planifikon që të zbatohet me këtë plan në vitet në vijim: 2000–2500 punëkërkues të papunë për vitin 2010; 2500–3000 punëkërkues të papunë për vitin 2011; 2500–3000 punëkërkues të papunë për vitin 2012; 2500–3000 punëkërkues të papunë për vitin 2013. Në këtë mënyrë synohet ulja me 2 për qind e papunësisë. Për sa i takon pagesës së papunësisë synohet rritja e nivelit të pagesës së papunësisë në masën 10 % - 20 % çdo vit. Ndërsa ulja e numrit të përfituesve të pagesës së papunësisë si rezultat i punësimit të tyre nga pjesëmarrja në programet aktive në masën 10 % -15 % mesatarisht në vit.
Shërbimet Sociale
Për zbutjen e varfërisë në vend qeveria do të ndërmarrë një sërë masash, duke filluar që vlerësimi nivelit të varfërisë me indikatorët e jetesës mesatare të jetesës. Fillimisht do të identifikohet numri i popullsisë dhe numri i familjeve për çdo bashki /komune nën vijën e varfërisë absolute; së dyti, do të realizohet delegimi i fondit për ndihmën ekonomike çdo fillim viti pranë njësive vendore; do të zbatohet kriteri ligjor që në çdo njësi të pushtetit vendor shpërndarja e ndihmës ekonomike kushtëzohet me pjesëmarrjen në pune komunitare; si dhe inspektimi dhe kryerja e kontrolleve për zbatimin e kritereve të përfitimit të ndihmën ekonomike. Lidhur me politikat mbështetëse për shërbime dhe pagesa ndaj personave me aftësi të kufizuara, parashikohet përmirësim i vlerësimit të aftësisë së kufizuar, bazuar në modelin social dhe sistemin e pagesave e shërbimeve; rritja e ekspertizës sociale në vlerësimin e personave me aftësi të kufizuar; informimi i tyre dhe familjarëve të tyre nga komisionet e vlerësimit, për ndërhyrje mjekësore, terapi rehabilituese, shërbime ekzistuese etj.; rritja e kapaciteteve të punonjësve të komisioneve; ngritja e shërbimeve të reja për këta persona dhe sigurimi i vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale ekzistuese për ta.