Prifti padi ILDKP-se ne gjykate Anuloni gjoben
Me ane te nje kerkese-padie te regjistruar dje ne Gjykaten e Tiranes ish-ministri Prifti u kerkon togave te zeza anulimin e vendimit te 28 tetorit 2010 te ILDKP-se vendim i cili e gjobiti ate me 300 mije leke te reja. Kjo gjobe iu vendos Priftit pas hetimeve te Inspektoratit nga ku u konstatua nje konflikt interesi ne vendimmarrjen e ish-ministrit per emerimin e Rasim Hamzarajt ne pozicionin e anetarit te Keshillit Mbikeqyres te OST sha pasi pretendohet se ekziston nje interes privat i drejtperdrejte ne kete vendimmarrje. Ne padine e tij ish-ministri i cileson te pabaza dhe joligjore pretendimet e ILDKP-se. Sipas ish-ministrit Prifti Hamzaraj para emerimit ne OST ka qene pale ne nje marreveshje tregtare ku pale tjeter ishte bashkeshortja e Priftit dhe jo vete ai. Shpjegoj se z.Hamzaraj ka qene ne cilesine e personit te besuar cilesi te cilen e ka marre ne baze te marreveshjes se dates 10.09.2009 duke marre te drejtat aktive te pjeses se kapitalit ne shoqerine Fortis 2 sh.p.k. te cilat zoteroheshin nga bashkeshortja ime thuhej ne padi. Per kete shkak sipas ish-ministrit nuk ekzistojne kushtet e konfliktit te interesit. Hamzaraj nuk ka qene i lidhur me mua qofte me ane te ndonje marreveshjeje apo qofte i besuari im. Ai nuk ka pasur cilesine e te lidhurit me mua dhe per rrjedhoje emerimi i tij ne kete funksion nuk perben konflikt interesi citohej ne padi. Duke iu referuar dispozitave ligjore te kufizimeve te personave te lidhur me zyrtarin Prifti pohonte Kufizimet qe rrjedhin nga te qenet funksionar publik shtrihen vetem mbi personat e lidhur me funksionarin publik por jo mbi personat e lidhur me te lidhurit e tij sic eshte edhe rasti i Hamzarajt.
ARMAND BAJRAMI