E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti padit Brahon nisin hetimet



TIRANE - Ministri i shkarkuar i Ekonomise Dritan Prifti ka kallezuar ne prokurori ish-deputetin Spartak Braho sot anetar i Kryesise se LSI-se pas perplasjeve ne strukturat e partise nderkohe qe organi qendror ka reaguar duke njoftuar nisjen e procedurave. Diten e djeshme zyra per shtyp prane Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes beri publike nje leter qe zoti Prifti i kishte derguar kryeprokurores Ina Rama sipas se ciles kerkohej venia nen hetim e zotit Braho per kercenime. Ne lidhje me konfliktet e shkaktuara pas shkarkimit te Priftit dhe perfoljen per kercenime reagoi edhe vete Spartak Braho i cili pohoi se do te takohet me paditesin ne organin e akuzes.

PADIA
Ne konferencen e fundit per mediat para largimit nga posti i ministrit te Ekonomise zoti Prifti paralajmeroi se ka pasur kercenime por dje zbardhi emrin dhe njoftoi depozitimin e nje padie ne organin e akuzes. Duke i quajtur kercenimet me nje kontekst politik ai tha se ne disa te perditshme shqiptare ish-deputeti Spartak Braho ka shfryre kunder meje me nje gjuhe kercenuese dhe kriminale. Shprehja e tij per mua qe nuk merrem me te ikurit dhe te vdekurit eshte kercenuese per mua dhe me tregon se ne koken e Spartak Brahos une mund te jem dhe i vdekur - thuhet ne letren qe ish-ministri i dergoi kryeprokurores. Prifti vijoi me akuza ndaj Brahos duke shtuar se Spartaku ka nje te shkuar si prokuror i regjimit komunist te Enver Hoxhes dhe ne aktivitetin e tij sic e ka zakon ai te mburret ka denuar njerez me vdekje dhe litar.
Une kerkoj qe deklaratat e sotme djeshme - shen. red. te z. Braho te perfshihen ne hetimin qe ju po beni per kercenimet ndaj meje dhe ju lutem te pershpejtoni zbardhjen dhe zbulimin e kercenuesve te vertete - thuhet ne mesazhin derguar organit qendror. Kjo levizje vjen ne kohen kur zoti Prifti eshte shkarkuar dhe kur eshte shigjetuar per akuza ne dhenien e koncesioneve apo korrupsion nga ana e deputeteve te opozites. Vetem gjate diteve te fundit vete ministri i shkarkuar njoftoi se ka perfunduar rreth 40 koncesione.

REAGIMI
Braho ka reaguar dje pas berjes publike te padise se depozituar per te ne prokurori duke u shprehur se me Priftin do te takohet ne prokurori. Ai ka vijuar me tej duke i kthyer te njejten monedhe akuzave te bashkepunetorit te tij ne strukturat e LSI-se.
Dritan Prifti nuk duhet qe te kete frike nga endrra me te vdekur me te plagosur apo me gjak por vetem nga ligji - tha zoti Braho ne nje prononcim te shkurter per mediat. Sipas tij zoti Tan Prifti eshte i tronditur nga vdekja e papritur e gjyshes prandaj flet dhe komunikon percart si ne kllapi dhe i tromaksur.
Dy dite me pare Braho reagoi ne lidhje me deklaraten e doreheqjes se ministrit Prifti ku citoheshin edhe shprehje te thena prej tij ne mbledhjen e Kryesise. Ju mund te shkruani vetem kete gje si reagimin tim lidhur me keto akuza qe une me te vdekurit dhe te ikurit nuk merrem. Kaq mund te them me ato te tjerat as nuk kam fare cte komentoj - i tha nje te perditshmeje ish-deputeti dhe anetari i Kryesise se LSI-se Spartak Braho.
Organi i akuzes eshte shprehur dje se ka marre padine e shtetasit Dritani Prifti dhe ka nisur proceduren e verifikimit dhe shqyrtimin nese deklarata e zotit Braho perben veper penale.

SOMARIO

Prifti
Shprehja e tij per mua qe nuk merrem me te ikurit dhe te vdekurit eshte kercenuese per mua dhe me tregon se ne koken e Spartak Brahos une mund te jem dhe i vdekur

Braho
Dritan Prifti nuk duhet qe te kete frike nga endrra me te vdekur me te plagosur apo me gjak por vetem nga ligji. Me te do te perballem ne prokurori

KOMENTI
Meta E inkurajova Priftin ti drejtohet Prokurorise

Kreu i LSI-se Ilir Meta reagoi dje per perplasjet me te fundit mes dy anetareve te Kryesise se LSI-se duke thene se e ka inkurajuar Priftin qe ti drejtohet Prokurorise nese ka materiale apo prova per kercenime. Ai ka bere te njohur se i eshte pergjigjur edhe kerkeses publike te ish-ministrit per nje takim me te duke u shprehur se e pret me dashuri dhe mall te pashtershem.
E kam inkurajuar qe cdo kercenim cdo material qe ka lidhur me kercenimet qe jane bere ne cdo kohe tia coje Prokurorise dhe te bashkepunoje me te gjithe stafin e tij te bashkepunoje shume ngushte me Prokurorine me Policine Kriminale dhe te gjitha institucionet e ligjit sepse askush nuk duhet te guxoje ti beje presion nje ministri nje deputeti por edhe cdo qytetari ne kete vend - tha ministri i sapodekretuar i Ministrise se Ekonomise zoti Ilir Meta. Sipas tij cdo njeri qe ka nje veper penale duhet te pergjigjet para Drejtesise dhe ne momentin qe konstatohet nje gje e tille kjo force politike e perjashton nga radhet e saj.

Ina Rama prokuroreve te rretheve Goditni korrupsionin

TIRANE - Ne kohen kur cdo dite leshohen lume akuzash per korrupsion nga perfaqesues te maxhorances dhe opozites nderhyn kryeprokurorja Ina Rama e cila u ka kerkuar vartesve te saj ne Tirane dhe rrethe qe te vene theksin ne goditjen e fenomenit te korrupsionit. Gjate nje takimi pune te zhvilluar dje me drejtuesit e prokurorive te te gjitha niveleve ajo u kerkoi prokuroreve qe te rritin nivelin e bashkepunimit me institucionet e tjera te zbatimit te ligjit ne luften kunder veprave penale te konsideruara si prioritet i punes se Prokurorise per vitin 2010 si ato te kryera ne fushen e korrupsionit pastrimit te parave krimit te organizuar vjedhjes se pasurise shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor etj.
Sipas njoftimit zyrtar te Prokurorise se Pergjithshme theksi u vu te goditja e fenomenit te korrupsionit dhe rritjes se rolit te prokuroreve ne fillimin e procedimeve penale dhe hetimin e tyre me profesionalizem e ndjenje pergjegjesie.
Ne fund te takimit prokuroria e Pergjithshme znj. Ina Rama u kerkoi drejtuesve te Prokurorise dhe nepermjet tyre te gjithe prokuroreve qe te rritin angazhimin ne pune per periudhen e mbetur te vitit 2010 per te permbushur detyrimet ligjore ne luften kunder kriminalitetit thone burimet zyrtare te organit qendror te akuzes. Ne takimin e punes se titullares se Prokurorise se Pergjithshme me vartesit u analizua puna e bere gjate periudhes 8-mujore nga te gjitha nivelet dhe strukturat e hetimit.

16 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›