Akuzat deputetja Vokshi padit 9 deputete te PS-se
TIRANE - Pas disa muajsh akuzash dhe kunder-akuzash perplasja mes deputetes se PD-se Albana Vokshi dhe Partise Socialiste perfundon ne gjykate. Dje pasdite zonja Vokshi ka depozituar padi per 9 deputete socialiste te cilet kane adresuar ndaj saj akuza per favorizim dhe shfrytezim te detyres per perfitime koncesionesh. Burimet zyrtare te Gjykates se Tiranes bejne te ditur se emrat e paditur jane Olta Xhacka Eltar Deda Vasilika Hysi Artan Gace Erion Brace Taulant Balla Saimir Tahiri Mimi Kodheli dhe Eduard Shalsi. Keta perfaqesues te PS-se kane akuzuar ne menyre te vazhdueshme deputeten Vokshi per te ardhurat e padeklaruara te perfituara nga bashkejetuesi i saj A. Tartari per koncesionin e naftes dhene kompanise Stream Oil dhe si nje nga aksioneret e kompanise Vision Construction. Edhe deputetja e PD-se iu kunderpergjigj kryesocialistit Edi Rama njeheresh kryetar i Bashkise se Tiranes duke e akuzuar se ai eshte perfitues i 20-shit ne cdo leje ndertimi qe eshte dhene prej tij. Prej disa javesh Task Forca e Prokurorise se Tiranes ka nisur hetimet dhe ka marre ne pyetje te gjithe personat e perfolur per afera. Mes tyre ka qene edhe A Tartari i cili deshmoi mbremjen e se premtes ne prokurori si dhe Rahman Selmanllari dhe Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri. Gjate vitit te fundit deputete ministra dhe politikane kane cuar padi te shumta ne gjykata por deri me tani nuk ka perfunduar asnje proces gjyqesor.
16 Shtator 2010