E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish probleme ne Durres-Kukes carjet ne asfalt devijojne trasene

KUKES- Prej disa ditesh ne autostraden Durres-Kukes saktesisht ne segmentin Kukes-Morine jane rikthyer problemet. Disa dhjetra metra te ketij segmenti kane dale teresisht jashte funksionit per shkak te plasaritjeve te shumta e carjeve te thella qe kane shkaktuar devijime te trasese se rruges.

Sinjalistika e vendosur ka ndaluar kalimin e mjeteve ne kete pjese te rruges duke i detyruar makinat qe vijne nga dy drejtimet te kalojne me radhe ne te njejten korsi.

Per shkak te struktures se bute dhe lageshtires se tokes ne rreth 50 deri ne 60 metra asfalti ka pesuar carje te thella.

Kjo nuk eshte hera e pare qe ne autostraden Durres-Kukes te emeruar nga qeveria shqiptare si Rruga e Kombit shfaqen probleme te medha.

Vetem pak muaj me pare kur sezoni i dimrit ende nuk kishte perfunduar autostrada kishte pesuar demtime te njejta ne disa segmente te saj.

e.n/news24/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Rruga Durres -Kukes carjet ne asfalt devijojne trasene FOTO Rruga Durres -Kukes carjet e asfaltit devijojne trasene

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›