Topalli - Svensson 21 janari perpjekje e deshtuar
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u takua dje me te ngarkuarin me pune te ambasades se Suedise per Shqiperine Patrik Svensson. Kryetarja e Kuvendit e njohu diplomatin suedez me situaten e fundit politike zhvillimet para gjate dhe pas 21 janarit duke i cilesuar si nje perpjekje te deshtuar permes dhunes ekstreme per te rrezuar rendin kushtetues institucionet legjitime. Me tej biseda vijoi rreth rrugeve te bashkepunimit te metejshem mes Parlamentit te Shqiperise dhe atij suedez.