E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, Berisha: Jemi para një katastrofe. Të bëhet urgjent evakuimi

KOMENTET |

KODI EMBED |

VIDEO TE TJERA |

FORMAT KINEMA

[ kodi embed per kete video ]

UPDATE - Kryeministri Sali Berisha nga fshati i përmbytur, Dajç i Shkodrës është shprehur se jemi ne prag te nje katastrofe natyrore. "Duhet bërë urgjent evakuimi i banoreve te ketyre fshatrave", tha ai, duke shtuar se "katastrofat natyrore kane gjunjezuar shtete me te fuqishem se ne".

Kryeministri eshte duke vazhduar takimin me banoret dhe perfaqesues te pushtetit lokal, emergjencave civile dhe ushtrise qe gjenden atje.

Sot, si pasojë e reshjeve është rritur niveli i shkarkimeve në hidrocentrale. Prefekti i Shkodrës tha për 'Shekullin' se "1300 metër/kub ujë në sek po shkarkohet në tre HEC e Shkodrës; Koman, Fierzë dhe Vau i Dejës".

Për pasojë është shtuar sasia e ujit në sipërfaqet e tokave në fshatrat e përmbytur të komunës Dajç dhe në fshatin Obot, të komunës Ana e Malit.

*****

Olli Evakuim me force

04 janar

Nëse do të jetë e nevojshme në zonat e përmbytura do të bëhet evakuimi i banorëve edhe me forcë. Kështu është shprehur sot shefi i Shtabit të Emergjencave Civile, Alfred Olli, duke deklaruar se së fundi ka një farë normalizimi në zonat e përmbytura.

"Nëse do jetë e nevojshme edhe po. Ne e kemi aplikuar këtë edhe më parë, në disa zona ku kanë ndërhyrë punonjës të policisë, sepse detyra jonë është të shpëtojmë jetë njerëzish. Jemi të gatshëm që edhe kafshët që atyre u duhen t'i transportojmë me makinat e policisë dhe ushtrisë",tha Olli, i pyetur se si do të veproihet duke parë rezistencën e banorëve për të lënë shtëpitë.

Po sot, Partia Socialiste i bëri thirrje qeverisë të ndërhyjë në kohë dhe të mos lërë banorët e rrezikuar nga përmbytjet në mëshirë të fatit dhe të motit. Me anë të një deklarate për shtyp, opozita njofton se situara mbetet e rëndë në Obot sepse niveli i ujërave nuk ka lëvizur. Po kështu, situata mbetet emergjente në Darragjat dhe Samrisht të Vjetër sepse rrezikon të çahet argjinatura tek e cila nuk është vënë dorë prej 22 vjetësh.

"Partia Socialiste vazhdon të jetë pranë njerëzve që po kalojnë ditë të vështira, pranë banorëve të Anës së Malit e të Dajçit, banorëve të Velipojës e të Bërdicës, banorëve të Vaut te Dejës e të Gurit të Zi, banorëve të Shëngjinit e të Tales", thuhet në njoftim.

Sipas saj, situata aktuale nxjerr në pah paaftësinë e qeverisë për të parashikuar e parandaluar emergjenca të tilla. Nuk është nevoja që Sali Berisha të bëjë parashkuesin e motit apo drejtorin e emergjencave civile.

"Situata që po kalojmë nuk mund të justifikohet me kapriçot e motit. Shqiptarët nuk e kanë dëgjuar për herë të parë baticën kur ua shpjegoi Sali Berisha, por qeveria e Sali Berishës nuk ka marrë asnjë masë për të përforcuar argjinaturat në Tale. Edhe paratë e shpenzuara në vitin 2006 për të mbrojtur Lezhën e Shëngjinin nga përmbytjet kanë shkuar në xhepat e oborrit të familjes në pushtet. I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë fatin e këtyre investimeve", deklaroi sot PS-ja.

Dajçi dhe Ana e Malit rrezikojnë nga ujërat që shtohen nga hapja e digave, por askush nuk merr guximin të tregojë sa ka qenë niveli i liqeneve të hidrocentraleve në fillim të nëntorit. Sali Berisha i fsheh këto lajme sepse shqiptarët do të kuptojnë se për interesa të oborrit të familjes në pushtet ka vazhduar të importohet edhe pse liqenet kanë patur ujë mbi nivelet e mjaftueshme. Edhe për këtë çështje, Partia Socialiste kërkon hetim. Prokuroria të hetojë mbi këtë çështje, me pasojë dëme të mëdha financiare dhe materiale.

"Ngurrimi i banorëve të Obotit për të lënë shtëpitë është i përligjur sepse ata janë dëshmitarë të dështimit të kompensimeve të tërmetit të shtatorit në Shupenzë, të përmbytjeve në Lezhë në fillim të nëntorit, të përmbytjeve të Vjosës në fillim të dhjetorit. Kjo është dëshmi e qartë e paaftësisë së qeverisë së Sali Berishës për të përmbushur detyrimet që ka ndaj qytetarëve të Shqipërisë", argumenton me tej PS-ja.

****

Afro 200 shtëpi gjenden edhe sot nën pushtetin e ujit në fshatrat dhe rrethinat e Shkodrës. Si pasojë e përmbytjeve nga hapja e portave të hidrocentraleve dhe fryrja e Bunës janë të rrezikuara fshati Obot, në komunën Ana e Malit, si dhe disa fshatra të komunës Dajç. Po kështu nivel i shtuar uji vihet re edhe në disa lagje periferike të qytetit të Shkodrës, ku rrezikohen rreth 30 shtëpi. Banorët e tyre janë evakuuar duke u dërguar në hotel "Turizmi". Ndërkohë problematike mbetet situata nëpër fshatra. Banorët nuk pranojnë të evakuohen, pasi nuk duan të braktisin bagëtitë dhe pronat. Por autoritetet iu bëjnë apel këtyre banorëve që të lënë shtëpitë pasi situata mund të përkeqësohet. Për shkak të reshjeve.

Digat janë tejmbushur dhe po hapen portat e shkarkimit prej 3 ditësh në hidrocentralin e Komanit dhe Vaut të Dejës. Gjithashtu uji ka mbetur në sipërfaqe edhe për shkak të baticava të detit që kanë penguar derdhjen e lumit Buna në Adriatik.

Emergjencat civile, ushtria dhe policia janë të vetmet që hyjnë në fshatin Obot, ku tashmë kalohet vetem me varka. Ata kane derguar ushqime dhe medikamente per banoret e ketytre zonave qe nuk lene shtepite edhe pse situate eshte mjaft e rrezikshme dhe e paparashikueshme.

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura

2 janar

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura te vendit, ku prej sot janë vënë në gjendje gadishmërie forcat e ushtrisë e të policisë.

Moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Shqipërisë në ditët e para të vitit të ri.

Dhjetëra banesa janë përmbytur në Ishull Shëngjin, Tale dhe Fushë-Kuqe të Lezhës, ndërsa përmbytje ka patur edhe në Shkodër si dhe në zonën e bregdetit në Durrës.

Shkak për vërshimin e ujërave të detit në zonën e Lezhës, është bërë batica detare, ndërsa jane dëmtuar edhe pritat e ngritura përgjatë bregdetit për të parandaluar situata të ngjashme.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Emergjencave Civile bëjnë të ditur se nga ana e Prefekturës janë marrë masat për normalizimin e situatës.

Kreu i qeverise Berisha vizitoi zonat e përmbytura dhe premtoi ndihmë dhe mbështetje për familjet e prekura.

Ndërkohë, gjendja paraqitet problematike edhe në qarkun e Shkodrës, ku mbi 100 shtëpi janë përmbytur dhe izoluar për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.

Autoritetet lokale kanë mbledhur shtabin e emergjencës, që pritet të vendosë për evakuimin e banorëve të zonave më të rrezikuara si fshati Obot dhe komuna Ana e Malit.

Edhe në qarkun e Durrësit, shumë banesa në zonën e plazhit janë përmbytur gjatë ditëve të fundit.

Shkak është bërë bllokimi i nje kolektori, ndërsa drejtuesit e prefekturës bënë të ditur se shpejti do te kete nderhyrje ne zone duke prishur, sipas tyre, "ndertime mbi kolektorin e ujerave, me qëllim stabilizimin e situatës".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›