Dalja e Greqisë nga euro, ekspertët: Dëmtohet Shqipëria

Nëse Greqia del nga euro ekonomia shqiptare do të dëmtohet më shumë. Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se kjo do të sjellë efekte negative pasi vendi ynë është majft i lidhur me ekonominë greke. Anastas Angjeli ekspert dhe njëkohësisht rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë shpjegon se dalja e Greqisë nga euro do të jetë e dëmshme për vendin tonë.
Një tjetër ekspert i njohur i ekonomisë sonë, Zef Preçi deklaron se efektet e krizës të ndjera deri në këto momente do të përkeqësohen nëse realizohet skenari i daljes së Greqisë nga eurozona.
Pas tre javësh grekët do ti drejtohen përsëri kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e cila nëse do jetë kundërshtare e masave të kursimit, do të bëhet edhe më e mundur dalja nga eurozona. Parashikohet që nëse një fakt i tillë ndodh do të jetë fatal për vetë Greqinë si dhe për gjithë BE-në.