Në shtator votimi për kryesinë dhe sekretariatin
24/08/2010 Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së pritet të votojnë kupolën e partisë
Partia Demokratike pritet të nisë procesit e ripërtëritjes së strukturave drejtuesve muajin e ardhshëm. Burime pranë PD-së kanë bërë me dije se është parashikuar që gjatë muajit të ardhshëm të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar, përbërja e të cilit doli pas votimeve të Kuvendit të partisë, zhvilluar më 14 dhjetor të vitit të kaluar. Votimi i 100 anëtarëve të rinj të KK-së do të nxjerrë anëtarët e rinj të kryesisë së PD-së, si dhe përbërjen e sekretariatit të saj. Pikërisht formulimi i sekretariatit të forcës më të madhe politike të spektrit të djathtë, ka qenë objekti kryesor i deklaratave të deputetëve të ndryshëm të PD-së. Mark Marku, Dashamir Sula dhe së fundmi Jemin Gjana, kanë kërkuar që sekretarët e partisë të mos kenë poste të larta në qeveri. Në këtë mënyrë ata kanë dalë kundër mbajtjes së dy posteve në qeveri edhe brenda partisë. Pikërisht mbledhja e Këshillit Kombëtar do të sheshojë pretendimet e bëra publike. Burimet bëjnë të ditur se gjatë zhvillimit të forumit të lartë të PD-së, do të shihet nëse propozimi do të ketë mbështetjen e lidershipit të partisë. Megjithatë, mësohet se edhe pse është parashikuar që mbledhja e KK-së të mbahet në muajin shtator, kjo do varet edhe nga zhvillimet politike. Kryesisht, ngërçi njëvjeçar politik mund të kushtëzojë zhvillimin e kësaj mbledhjeje muajin e ardhshëm.
Mbledhja
Burimet bëjnë me dije se zhvillimi i Këshillit dhe votimi për anëtarësinë e re të kryesisë dhe sekretariatit, konsiderohet e rëndësishme për lidershipin e PD-së. Thirrja e mbledhjes së KK-së, në bazë të statutit të partisë është atribut i kryetarit. Pra, do të jetë kryetari i PD-së, Sali Berisha, ai që do të thërrasë mbledhjen e 100 anëtarëve të rinj të Këshillit, për të vijuar me zgjedhjet për kryesinë e përgjithshme të partisë, si dhe me sekretariatin e saj. Të 100 anëtarët e KK-së do të votojnë për 27 anëtarët e rinj të kupolës blu dhe për sekretarët e rinj. Por, në këto zgjedhje pritej edhe rritja e numrit të sekretarëve të partisë, çka është konfirmuar disa muaj më parë nga vetë kryetari i partisë Berisha. Sipas statutit të kësaj force politike, vendimet e KK-së merren me shumicë të thjeshtë votash. Mbledhjet e KK-së thirret nga kryetari i partisë dhe nuk mund të zhvillohen pa praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve të tij. Këshilli përbëhet nga 100 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi.