Ndryshon skema e ndihmes ekonomike
Në skemën e ndihmës ekonomike do të shtohen dhe 2 grupe të reja përfituese. Ato janë viktimat e trafikut dhe ato të dhunës në famije. Ndryshimet më të fundit, që i janë bërë ligjit për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, parashikojnë ndërkohë edhe një rritje në muajt në vijim të vlerës së lekeve, që përfitojnë grupet e përfshira në skemën e ndihmës ekonomike.
"Nga tre grupe të cilat ishin, që përfitonin më parë, në skemën e ndihmës ekonomike janë shtuar tani dhe dy grupe të reja që janë viktimat e trafikimit dhe viktimat e dhunës në familje, për aq kohë sa për to është lëshuar urdhri i mbrojtjes ose urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes. Në këtë projektligj është parashikuar dhe një ndryshim i masës së ndihmës ekonomike për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, por kjo masë do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave që do të dalë në zbatim të këtij ligji", tha Leonard Strazimiri, drejtor i KESH në Shërbimin Social Shtetëror.
Por në ndryshimet që i janë bërë ligjit janë rishikuar edhe masat penalizuese, ndaj punonjësve të administratës lokale, që do të abuzojnë me shpërndarjen e kësaj ndihme.
"Duke filluar nga 50 mijë lekë të reja, deri në 100 mijë lekë të reja. Gjithashtu vërejtje për personat përgjegjës, si dhe rastet kur shkelja përbën vepër penale dërgohen materialet në organet kompetente", tha Strazimiri.
Ndërkohë, një risi tjetër eshtë se ndihma ekonomike, do të jetë një pagesë e përkohshme, që do të jepet në formën e një shpërblimi mujor, dhe do të ketë një afat të caktuar në bazë të nevojave të përfituesve.
Edlira Sulejmani