E Shtunë, 31 Tetor 2026

Primera Divizion, akti VII, spikat Valencia-Barcelona

Barcelona përballet për herë të parë këtë sezon me një ekip të fortë dhe sfida me Valencian do të tregojë forcën reale të ekipit të Guardiolës. Me shumë lojtarë të sfilitur nga ndeshjet me kombëtaret e tyre, Barçës i nevojitet një fitore për të ruajtur kreun e renditjes.

Reali i Madridit pa c.Ronaldon do të presë në Bernabeu Valadolidin për të shpresuar në një hap fals të Barçës në Mestaja.

Sevilja udhëton në Deportivo në një sfidë të drejtpërdrejtë për të arritur kualifikimin në kupat e evropës.

Primera Divizion, Java VII
18.00 Deportivo – Sevilja
20.00 Real Madrid – Valadolid
22.00 Valencia – Barcelona

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›