E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rënia e temperaturave, rriten të shtruarit në QSUT

"Numri i pacientëve të vegjël, që kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Pediatrik të QSUT, ka shkuar deri në rreth 250 në ditë", thanë burime pranë QSUT-së.

Një pjesë e pacientëve largohen pas marrjes së ndihmës së duhur mjekësore dhe këshillave të nevojshme nga mjekët. Ndërkohë, në Shërbimin e Kardiologjisë pranë QSUT-së paraqiten rreth 120-130 persona në ditë, me simptoma të stinës.

Rritje e numrit të vizateve mjekësore vihet re edhe në qendrat shëndetësore, krahasuar me periudhën e mëparshme. Kështu, sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore nr. 8 në Tiranë, dr. Neritan Këlliçi, gjatë 10 ditëshit të parë të muajit tetor, numri i pacientëve të paraqitur në këtë qendër shëndetësore është rreth 5400. Gjatë muajit shtator, pranë kësaj qende janë paraqitur 10 mijë pacientë.

Aktualisht, pranë qendrës shëndetësore nr. 8 në Tiranë, e cila mbulon me shërbim shëndetësor zonën e Tiranës së Re, kryhen mesatarisht rreth 300 vizita në ditë. Për shmangien e problemeve shëndetësore, mjekët këshillojnë që ambientet brenda shtëpive të kenë temperaturë konstante, fëmijët të mos vishen trashë,  të konsumohen sa më shumë lëngje si dhe të evitohen kontaktet me njerëzit e sëmurë me grip.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›