E Diel, 1 Nëntor 2026

Princesha e Belgjikës, fushatë në Shqipëri për vaksinimin

Princesha Matilde, nga Mbretëria e Blegjikës, ka vizituar gjate ditës së sotme qytetin e Shkodrës. Fillimisht ajo ëshë ndalur në komunën e Bushatit ku është takuar me kreun e komunës Bushat, Zef Hila, si dhe ka inspektuar nga afër qendrën shëndetësore të kësaj komune.

Gjatë kësaj vizite përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në mbështetje të programeve të imunizimit është njohur me investimet që janë bërë në këtë zone në fushën e shëndetësisë, por nga ana tjetër ka garantuar mbështjetje për investime të mëtejshme nga OBSH-ja në rajonin e Shkodrës.

Pas Bushatit, ndalesa e saj e radhës ka qenë poliklinika "Bahri Koliku" në qytetin e Shkodrës, ku është pritur nga drejtuesit vendorë të qytetit, ndërsa është njohur me procesin e vaksinimit dhe projektin e imunizimit. Kanë qenë këto dy fushat për të cilat princeshe Matilde ka marrë informacionin e nevojshëm nga pala shqiptare. Gjatë kësaj vizite ajo është takuar me punonjësit e sistemit shëndetësor, ku është njohur me proceduart që kryhen nga qytetet në këto institucione shendetësore ne qytetin e Shkodrës.

Një ditë më parë përfaqësuesja speciale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në mbështetje të programeve të imunizimit, njëkohësisht princesha e Belgjikës, Matilde është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, në kryeqytet. Gjatë këtij takimi

Princesha Matilde u shpreh se është e angazhuar maksimalisht për të mbështetur praktikat më të mira të imunizimit në rajonin europian, duke u informuar edhe më mirë rreth zhvillimeve të sistemit të imunizimit në vendin tone, vecanërisht për t`u takuar dhe me punonjësit e kujdesit shëndetësor, vaksinatorët dhe personat përgjegjës për vaksinat në terren, të cilët kanë një rol vendimtar në këtë proces.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›