E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova nënshkruan marrëveshje bilaterale me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kristofer Dell, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen Bilaterale gjithpërfshirëse, që është e para e këtij lloji, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, shënon një arritje të rëndësishme për partneritetin ndërmjet dy qeverive.

Ajo përcakton procedurat për planifikim dhe implementim të bashkëpunimit të mëtejshëm diplomatik, politik, ekonomik dhe kulturor.

Marrëveshja, gjithashtu riafirmon përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›