E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni i ri turistik, Qeveria apel për marrjen e masave

Pushteti vendor duhet të bëjë më shumë në plotësimin e kushteve të nevojshme për tërheqjen e sa më shumë vizitorëve, në Shqipëri. Kur ndodhemi një muaj përpara fillimit të sezonit turistik, zv ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, i bëri thirrje drejtuesve lokalë që të mobilizohen më shumë.
 

E ndërsa ambasadori Italian, Masimo Gaiani, dhe përfaqësueses të PNUD, Zineb Touimi, Benjelloun, vunë theksin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qëndror dhe atij lokal.
 

Këto deklarata u bënë përgjatë prezantimit të planifikimit strategjik, të zhvillimit të turizmit të qytetit të Vlorës dhe Shkodrës. Ky plan në këto dy qytete është realizuar me asistencen teknike të ofruar nga programi i PNUD-it, "Art Gold 2".
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›