E Diel, 1 Nëntor 2026

Princi Leka në pub-e me gazetarë

 

Është një frekuentues i pubeve duke mos e parë aspak si një pengesë pozicionin e tij. Princi Leka dëshiron që ta jetojë jetën si të gjithë të rinjtë e tjerë, kështu që atë e shohim gjithmonë në evenimente apo në lokale ku gëzon rinia. Qe kur ka ardhur në Shqipëri ka bërë shumë miq, madje në fillim pëlqente të shoqërohej me artistë. Tani që është angazhuar si këshilltar i Ministrit të Jashtëm, ai ka edhe miq nga politika por edhe nga gazetaria. Pikërisht javën e kaluar paparaci ynë e fiksoi tek Bar Mumja në qendër të Tiranës në shoqërinë e drejtorit të shtypit pranë Oborrit Mbretëror Erjon Teli dhe analistit të njohur Adri Nurellari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›