Anjeza Branka i rikthehet qejfeve të beqarisë
Të bëhesh mama nuk do të thotë të heqësh dorë nga disa kënaqësi të jetës. Të paktën këtë na jep të kuptojmë Anjeza Branka, këngëtarja simpatike bionde e cila ka rreth dy vite që është bërë nënë. Por mëmësia asaj nuk ia hoqi asnjë cilësi fizike aq të nevojshme për një artiste. Sapo lindi u kthye menjëherë në linja perfekte duke çuditur publikun dhe duke bërë që ta kishin zili edhe ato femra të cilat nuk kanë lindur akoma, por veçse mund t’i ëndërronin linjat perfekte të këngëtares. Anjeza është një vajzë ambicioze dhe e gjen të angazhuar ngado. Javën e kaluar ajo së bashku me bashkëshortin e saj u fotografua në një nga pub-et e Tiranës. Interesante veshja e të dyve, tip leoprad, natyrisht e menduar që më parë për t’u dukur bukur dhe për të tërhequr vëmendjen.