Princi Majkell i Kentit nga Britania e Madhe viziton Maqedoni

Princi Majkell i Kentit nga Britania e Madhe po viziton Maqedoni i shoqeruar nga nje delegacion biznesmenesh per te shqyrtuar mundesine e investimeve ne kete vend.
Biznesmenet britanike jane te interesuar ne vecanti per minierat per bujqesine industrine e barerave dhe ate automobilistike.
Delegacioni eshte takuar me drejtuesit me te larte shteterore maqedonas nderkohe qe po takohen edhe me drejtues te biznesit lokal.
Princi i Kentit njihet per karrieren e tij te biznesit si dhe per mbeshtetjen dhe lobimin qe ben per ndermarrjet e vogla dhe te mesme ne vendin e tij. Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka theksuar lehtesimet ne fushen e taksave per investitoret e huaj ne zonat e lira industriale.