Princi William dhe Trump takohen pas rihapjes së Notre-Dame

Princi William u takua me Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, gjatë vizitës në Francë për rihapjen ceremoniale të katedrales Notre-Dame.
Pas takimit, Trump e përshkroi princin si një “njeri të mirë” që bën një “punë fantastike”.
Gjatë takimit 40-minutësh, Princ William dhe Trump diskutuan për rëndësinë e “marrëdhënieve speciale” mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe një sërë çështjesh globale.
Princ William dhe Trump ishin takuar për herë të fundit në 2019 kur presidenti i atëhershëm bëri një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.
/rtsh.al/