E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi William kalon natën në rrugë

Një shesh i ftohtë në qendër të Londrës paraqet një dallim të madh me kthinat e ngrohta të pallatit mbretëror, por ishte ky vendi në të cilin Princi Williams vendosi ta kalojë natën, për të nënvizuar vuajtjet e adoleshentëve të pastrehë në Britani.

Javën e kaluar, William kaloi natën në afërsi të urës Blackfriers, së bashku me Seyi Obakinin, shefin ekzekutiv të organizatës bamirëse për të pastrehët, Centrepoint. William mbështetë këtë organizatë që nga viti 2005.

“Nuk mundem, pas një nate, madje as të fillojë të imagjinojë se si është të flesh për çdo natë në rrugët e Londrës. Varfëria, sëmundjet mendore, varësia nga droga dhe alkooli, detyrojnë njerëzit që të dalin në rrugë dhe të jetojnë si të pastrehë. Shpresoj se duke e thëlluar vetëdijen për këtë problem, unë do të kontribuojë që sado pak të ndihmohen personat më të lëndueshëm nëpër rrugë”, tha William.

William, pretendenti i dytë i fronit të Britanisë, u përball për herë të parë me vështirësitë e të pastrehëve, kur nëna e tij, Diana, e dërgoi atë në një strehimore në vitin 1996, kur ai kishte vetëm 13 vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›