Greqia në duart e PASOK, Venizelos tenton qeverinë e pamundur
Vazhdon episodi i tretë i formimit të Qeverisë greke. Lideri socialist Evangelos Venizelos morri mandatin për të nisur një përpjekje të fundit për të formuar një koalicion, pasi dy liderët e tjerë nuk arritën të bashkonin në një mendje palët. Venizelos është kreu i tretë dhe i fundit, në përpjekjen për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të së dielës së kaluar.
"Unë do të bëj një përpjekje për t`iu përgjigjur mandatit të popullit për një qeveri si ata dëshirojnë . Një qeveri bashkëpunim, një qeveri evropiane dhe brenda euros ", tha Venizelos pas një takimi me presidenti grek Karolos Papulias, pas marrjes së mandatit.
Por Venizelos pranoi se kishte shanse të pakta në një kohë që grupi i tij parlamentar mori rreth një të katërtën e votave të 2009-tës.Grekët dënuan partinë e tij dhe partinë Demokracia e Re, të dyja këto mbështetëse të masave të kursimit në këmbim të marrëveshjes me BE dhe FMN.
"Gjërat nuk janë të lehta. Unë nuk jam aspak optimist, por unë të zbatoj me përgjegjësi këtë qëllim në shërbim të interesit kombëtar. Ne do të trajtojme me moderim, në lidhje me të gjitha palët politike dhe në lidhje me popullin grek. Qytetarë grekë na kanë thënë se ata nuk i besojnë asnjë partie të vetme, dhe ne e kemi marrë këtë parasysh " deklaroi Venizelos.
Më herët ishte lideri i koalicionit të majtë Aleksis Cipras, ai që hoqi dorë nga përpjekje e tij ,ndërsa i tha Presidentit Karolos Papulias se përdori çdo mundësi për të formuar një qeveri në përputhje me votim popullor, por që nuk ishte e mundur. Duket se ka pak terren për kompromis mes palëve pro-dhe anti- masave të shpëtimit, duke shuar shpresat një qeveri të unitetit.
"Nuk kam gjetur mbështetjen për një skemë udhëheqëse me bazë ato cka premtuam para zgjedhësve tanë", ka thënë ai, duke akuzuar konservatorët dhe socialistët për një gjuhë të dyfishtë. Nëse dhe Venizelos, nuk ja arrin qëllimit, Greqia do të shkojë me siguri në zgjedhje të reja pas tre ose katër javësh.
Si Berlini edhe Brukseli kane bere te qarte se presin nga Athina te respektoje detyrimet e saj,ndersa ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle ka cuar mesazhin se Gjermania kerkon ta mbaje Greqine ne Eurozone,por kjo tashme eshte ne duart e grekeve.