E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princi Çarls e Diana u dënuan nga Zoti

Një personalitet televiziv në Spanjë ka hapur debate me deklaratat se princi Çarls dhe princesha Diana u dënuan nga Zoti, pasi e kaluan muajin e mjaltit në Gjibraltar. Alfonso Rojo, 60 vjeç, tha se martesa e çiftit mbretëror ishte e mallkuar sepse ata vizituan Gurin pas dasmës së tyre, në vitin 1981. Pothuajse dy milionë shikues e ndoqën Rojon në deklaratat e tij të çuditshme në një nga emisionet më të ndjekura në Spanjë, Debati i Madh. Ish-korrespondenti i luftës ishte në panelin prej katër personash, të cilët po diskutonin mbi rritjen e tensionit në ujërat e Gjibraltarit mes Britanisë e Spanjës. Rojo tha: Është e vërtetë se ata (britanikët) nuk e çajnë kokën. Nëse ju kujtohet Çarlsi dhe Diana, kanë nisur muajin e tyre të mjaltit atje dhe shikoni se çfarë u ndodhi. Shikoni se çu ndodhi!, theksoi ai. Një tjetër gazetare veterane e pyeti nëse mendonte se martesa e tyre mori një ndëshkim hyjnor dhe ai u përgjigj se ishte pikërisht kështu. Ishte një ndëshkim nga Zoti, tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›