E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite, ndahet nga jeta pas 20 vjetëve në koma

Gjykata Mbretërore Saudite njoftoi vdekjen e Princit Alwaleed bin Khalid bin Talal, i njohur si “Princi i Fjetur”, të shtunën më 19 korrik. Princi vdiq në moshën 35-vjeçare, pas më shumë se dy dekadash në koma.

Ai pësoi një aksident të rëndë trafiku në vitin 2005, kur ishte student në Kolegjin Ushtarak, që i shkaktoi hemorragji në tru dhe çoi në gjendjen e tij kome. Gjatë këtyre viteve, familja mbretërore dhe babai i tij, Khalid bin Talal, u përkushtuan me vendosmëri për trajtimin dhe kujdesin e tij.

Në një deklaratë prekëse, babai i princit tha: “O shpirt i qetësuar, kthehu te Zoti yt, i kënaqur dhe i pëlqyer dhe hyr midis robërve të mi dhe në Parajsën time”. Familja dhe opinioni publik shprehën dhimbjen e madhe për humbjen e tij, ndërsa kujtojnë historinë e “Princit të Fjetur” si një shembull të durimit dhe përkushtimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›