E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Kush nuk e ka bërë ende me dëshirë, do e bëjë me gjobë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një zonë e kryeqytetit ku njerëzit mund të lëvizin të lirë.

Rama shkruan se lirimi i hapësirave është i vlefshëm jo vetëm për këmbësorët, por edhe për një shërbim më të mirë ndaj komunitetit në tërësi.

Lidhur me rastet ku ende disa biznese kanë zënë hapësirat publike, Rama thekson se në këto raste do të ketë edhe një gjobë për ndërtuesit e tyre.

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit. Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri bëri të ditur se do të ketë një plani të ri menaxhim, ku 75% e hapësirës do t’i lihet këmbësorëve, ndërsa 25% do të shfrytëzohet nga njësitë e shërbimit.

Sipas një bilanci vetëm në kryeqytet, hapësira e çliruar deri tani shkon në rreth 20 mijë metër katrorë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›