"E dua bashkëshortin më shumë se fëmijët!"
15 minuta famë dhe tre vjet fyerje. Kaq i ka kushtuar shkrimtares Ayelet Waldman deklarata "aksidentale" e dashurisë që u publikua në faqet e "New York Times" në 2005-ën: "Nëse një nënë e mirë është ajo që do fëmijët e saj më shumë se çdo gjë tjetër në botë, atëherë unë nuk jam e tillë. Jam një nënë e keqe, sepse dua më shumë bashkëshortin", shkruhej në artikull. Fjalët e saj e kanë zemëruar pa masë publikun e gjerë: "Nuk e imagjinoja se do të urrehesha nga kaq shumë njerëz", kujton ajo.
"E copëtuar nga mediat" dhe "e masakruar" nga blogjet e "nënave të mira", Ayelet është konsideruar, siç tregon sot, "një rast çmendurie, një kërcënim, një grua së cilës duhet t‘i hiqet kujdestaria e fëmijëve". Autore dhe aktiviste, nënë e katër fëmijëve dhe bashkëshorte e shkrimtarit Michael Chabon ("jam e dashuruar çmendurisht me tim shoq"), ka vendosur që të mos e lërë me kaq çështjen dhe t‘i bëjë ballë sulmit. Ayelet ka reaguar, duke përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme armët e saj, fjalët, madje ka shkruar edhe një libër që titullohet "Bad mother", ("Nëna e keqe"), ose më saktë "krimet e nënës, gabimet e vogla dhe momentet e lumtura të një nëne të keqe".
A është kjo një lloj përgjigje për kritikat?
"Po është pikërisht kështu", shpjegon Waldman. Doni të shihni se kush është dhe çfarë bën një nënë e keqe? Tani ua shpjegoj unë!".
Pra është një provokim?
"Fraza ime e famshme është keqkuptuar. Unë e kisha fjalën për diçka krejt tjetër, se si është e mundur që kaq shumë femra, ndryshe nga unë, edhe ato që njihja, nuk kishin më marrëdhënie seksuale me bashkëshortët e tyre. Doja të thosha se pasioni ishte spostuar te fëmijët. Epshi ia kishte lënë vendin dëshirës amësore dhe kjo i bënte ato nëna të mira. E përfundova mendimin tim duke thënë se unë nuk isha një nënë e mirë, sepse vazhdoja ta dashuroja me pasion bashkëshortin tim", shton ajo, duke u përpjekur ta justifikojë atë keqkuptim.
Është një çështje shumë delikate, apo jo?
"Sigurisht që po. Ndoshta shumë nëna nuk do ta pranojnë atë që unë kam thënë, sepse i duan fëmijët e tyre jo vetëm më shumë se burrat, por edhe se vetë Zoti".
Armiket më të këqija të nënave janë vetë ato: vëzhgueset e paepura, që presin me padurim një hap të hedhur keq nga një nënë tjetër për të aktivizuar alarmin. Përse?
"Janë (jemi) jashtëzakonisht të pasigurta dhe të stresuara. Ndihen të gjykuara (siç po më ndodh edhe mua) dhe bëhen intolerante dhe ndëshkuese para gjithçkaje e jo ndaj vetes. Shpeshherë kam pyetur veten se prej nga vjen ankthi i nënës. Kam vuajtur shumë kur mora vendimin për të lënë punën dhe për t‘iu përkushtuar familjes. Mbaj mend që në atë kohë mendoja se bëhej fjalë për zemërim, por në vazhdim kuptova se ishte dëshpërim".
Një "nënë e mirë" është gjithmonë e qeshur, nuk ankohet kurrë, luan me fëmijët e saj (të cilët veshin vetëm rroba të pastra), u përgatit një mëngjes të shëndetshëm, është aktive në komunitet dhe në mbrëmje nuk është kurrë e lodhur për të bërë dashuri.
Për Waldman të përpiqesh të arrish modelin e nënës së mirë është e pamundur. Ndërsa të veshësh "kostumin e babait të përkryer" është më e thjeshtë. Një baba i mirë, për t‘u quajtur i tillë, mjafton vetëm që të jetë mbrëmjeve në shtëpi, të paraqitet në shkollë në mbledhjet me prindër dhe të jetë i pranishëm në maternitet kur lind fëmija. "Nëna e mirë është një krijesë e fantazisë. E keqja është se vazhdojmë të matemi me këtë model dhe si pasojë ta stresojmë edhe më shumë veten, duke qenë se nuk jemi të tilla", thotë shkrimtarja. "‘Nënat e këqija‘ të cituara në libër, i braktisin fëmijët për një aventurë, si adoleshentja tolstojane Ana Karenina, ose për të shkuar në diskotekë, si ish-ylli i muzikës pop, Britney Spears, apo se nuk kujdesen ashtu siç duhet sepse kanë shumë, si Nadya Suleman, nëna kaliforniane e 8 binjakëve. Kemi nevojë për modele amësore negative. Të shohësh Britney Spears nëpër lokalet e natës të bën të mendosh se fundja nuk jemi edhe aq të këqija si nëna. Ka të tjera që sillen shumë më keq se ne. Nënat perfekte janë një mit i viteve ‘50", thotë Ayelet. "Angelina Jolie dëshiron ta sjellë atë model, por terrorizohet nëse nuk i ka të gjitha dadot në shërbim të saj. E vërteta është se ne jemi të gjitha nëna të mira dhe të këqija në të njëjtën kohë. Nuk duhet të ndikohemi nga modelet. Është më mirë të bëj atë që dëshironi dhe të mos mendoni që një gabim i vogël mund ta prishë përgjithmonë fëmijën tuaj".
Bijë e një feministeje të viteve ‘70, Ayelet ka trashëguar nga e ëma ëndrrën e barazisë mes gjinive. "Nëna ime ishte e mirë dhe nuk shqetësohej aspak për këtë fakt, kishte ambicie (të dështuara) dhe probleme të tjera. Martesa me tim atë ishte një katastrofë që ma bëri fëmijërinë të tmerrshme. Mendoj se një martesë e gabuar është më e keqja që mund të të ndodhë, prandaj me të drejtë i kushtoj lidhjes sime bashkëshortore një vëmendje të veçantë. Jam aq e dashuruar me tim shoq sa që do të doja të isha për të gruaja perfekte. Kushedi, ndoshta kjo mund të jetë arsyeja e librit tim të ardhshëm!". Ayelet Waldman tregon një pasion të fortë për ndershmërinë dhe nuk ka turp t‘u flasë të tjerëve hapur.
Nuk keni asnjë vërejtje për fëmijët? "Jam e bindur që një nënë duhet të thotë gjithmonë të vërtetën. Kam dashur të jem e ndershme me fëmijët dhe lexuesit. Shpresoj t‘ua kem treguar të dyja palëve se e vërteta mund të na shpëtojë nga frika, madje edhe nga ajo frikë që mund të kemi thyer një prej tabuve më të mëdha". Po bashkëshorti juaj, çfarë mendon për vlerat tuaja të deklaruara kundër nënave? "I dukem shumë autokritike, e ashpër ndaj vetvetes. Edhe fëmijët kanë të njëjtin mendim. Më respektojnë dhe më thonë vazhdimisht: ‘Mjaft, se je shumë nënë e mirë. Ne të duam!‘".