E Shtunë, 31 Tetor 2026

Principata e Andorës njeh pavarësinë e Kosovës

PRISHTINE- Principata e Andorës zyrtarisht ka pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke rritur numrin e njohjeve në 76.

Konfirmimi zyrtar është dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Principata e Andorës kufizohet nga Franca dhe Spanja. “Kjo njohje vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po bën përpjekje maksimale për përmbylljen e procesit të njohjeve“, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›