Prindërit çojnë në gjykatë edukatoren, iu rrahu djalin
Tiranë/Dy prindër nga Tirana, kanë denoncuar në Prokurori një denoncim për edukatoren e djalit të tyre katër vjeçar me pretendimin se i mituri është dhunuar. Në denoncim thuhet se edukatorja e kopshtit me identitet Alma Toska ka dhunuar minorenin duke e gjuajtur atë disa herë më shpullë pasi fëmija sapo ka shkuar në shtëpi është ankuar për shenjat në fytyrë dhe në qafë, e i ka treguar familjarëve të saj aq sa ka mundur gjithë ngjarjen. Sipas të dhënave nga prokuroria prej disa muajsh u hetua për këtë ngjarje dhe ende ska të dhëna nëse edukatorja është pushuar nga puna apo vazhdon të kryejë detyrën e saj, ndërsa nga hetimet e kryera edukatorja duket se ka ushtruar dhunë ndaj djaloshit 4 vjeçar edhe pse ajo vetë e mohon këtë gjë në mënyrë kategorike. Ndërsa janë mbyllur hetimet seanca e parë që do të gjykohet edukatorja do të zhvillohet më 5 Qershor. Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë dosjen kundër edukatores Alma Toska, në ngarkim të së cilës është ngritur akuza për keqtrajtim fëmijësh. Kallëzimi është bërë në prokurori nga prindërit që kanë paraqitur fakte që e bëjnë edhe më të besueshme dhunën e ushtruar në këtë rast. Nga dëshmia e paraqitur thuhet se fëmija sapo ka mbërritur në shtëpi i janë vënë re disa shenja në zonën e qafës, ndërsa në ditët në vazhdim pasi ka ndodhur ngjarja djali katër vjeçar ka mohuar të shkojë në kopsht, duke qenë i trembur, dhe duke u ndjerë keq e duke qarë. Nga hetimet e organit të akuzës ka rezultuar se edukatorja Alma Toska ka goditur djalin. Dosja me numër 1105 është bërë pjesë e shortit elektronik të gjykatës nga ku është përzgjedhur si relator gjyqtari Arben Micko. Ndërsa është caktuar si datë e çeljes së procesit gjyqësore 5 qershori. Ngjarja ka ndodhur para disa muajsh në një nga kopshtet e kryeqytetit. Fëmija ka pasur shenja dhune në qafë, të cilat janë pikasur nga prindërit. E pyetur nga ana e organit të akuzës edukatorja Alma Toska ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë goditur fëmijë. Ndërsa ka shtuar se në procesin gjyqësor do të paraqesë dëshmitarë okularë, të cilët mund të tregojnë versionin real. Nga ana e organit të akuzës në këtë proces gjyqësor do të thirrën në cilësinë e dëshmitarit 5 persona, të cilët mund të vërtetojnë dhunën e ushtruar nga edukatorja Toska ndaj fëmijës.